"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Str..
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Është ndriçuar rasti i vjedhjes së stolive nga një shtëpi në Gostivar
alltan.jpg

Gostivar, 20 prill- Inspektorët e policisë e ndriçuan rastin e vjedhjes së stolive të arit dhe një laptopi në vlerë prej mbi 300 mijë denarëve, që dje në mëngjes ishte paraqitur në stacionin e policisë në Gostivar. Sipas SPB Tetovë, e dyshuar është vajza e pronarit të shtëpisë e cila gjoja ka fjetur në kohën kur ka ndodhur vjedhja.

"E dyshuara e cila nuk i ka mbushur 18 vjet, mbrëmjen e cekur, nga vitrina në dhomën e ditës e ka marrë çantën në të cilën ka pasur kuti me stoli të llojllojshme të arit dhe përmes dritares ua ka dhënë dy shokëve të saj të moshës 17 vjeç, të cilët kanë pritur në oborr. Laptopin, për të cilin gjithashtu ishte paraqitur se është marrë, e ka vendosur në vend tjetër, pas çka dje në mëngjes ka inskenuar kërkim të hapësirave", thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas paraqitjes, e dyshuara dhe dy të miturit e tjerë janë thirrur në Stacionin e policisë në Gostivar, është biseduar me ta dhe janë gjetur të gjitha gjësendet e marra.

Sipas partaqitjes së djeshit, në mëngjes diku mes orës 7 dhe 8, kryes tani për tani të panjohur kanë bërë vjedhje të rëndë në shtëpinë e N.O. (52) në rrugën "143" në Gostivar dhe të pavërejtur kanë kaluar pranë kuzhinës në të cilën kanë fjetur dy vajzat e tij të moshës 18 dhe 20 vjeç.

Pas ndriçimit të plotë të rastit, në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, do tëp pasojë parashtresë adekuate.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 12:35  | L.E. | 3,280 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Strumicë !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, por JO edhe për protestën që u mbajtë sot për rastet e montuara!
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
Këngëtarja tregon ‘zogun’ në tapetin e kuq (Foto)
Më joshëse nëna sesa e bija (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.