Përbërësit
400 gr kadaif
200 gr gjalpë
PËR BRENDA
lajthi
arra
fëstek i bluar
PËR SHERBET
4 gota ujë
3 gota sheqer pluhur
gjysem limoni
Hapat
1 Fillimisht e përgatitim sherbetin, ujin me sheqerin e ziejmë deri sa të trashet.
2 E largojmë nga zjarri ia hedhim disa pika të limonit.
3 Duke u ftohur sherbeti, kadaifin filloni ta ndani, gjalpin shkrinë, kadaifin zhyteni në gjalpë.
4 Lyeni letrat e muffinit, kadaifit jepni formën me dorë ( në grusht) dhe brenda futni lajthi, arra, fëstëk.
5 Kadaifin vendosni në letrën e muffinit. Pjekeni deri sa të skuqet.
6 Kadaifin kur ta largoni nga furra ia hidhni sherbetin (sherbeti duhet të jetë i ftohtë).
7 Ktheni mbrapsht kadaifin, zbukuroni dhe shërbeni.
Ju bëftë mirë!
© ZHURNAL.mk
Aktuale