Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë
« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Dy ekspertë shqiptar nga Maqedonia, pjesëmarrës në Kursin specializues në Kazakistan
naim-750x430.jpg

Almati/Kazakistan, 18 prill - Maqedonia përfaqësohet nga dy ekspertë në kursin specializues për politika tregëtare ndërkombëtare, që këtë vit nën organizimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, me seli në Gjenevë, organizohet në Kazakistan. 

Në specializimin dedikuar përfaqësuesve të qeverive të vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregëtisë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi, që mbahet në Almati, Kazakistan nga 3 prilli deri më 27 maj 2017, si pjesë e një grupi prej 23 ekspertësh marrin pjesë Naim Vrenezi, udhëheqës departmenti dhe zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë dhe diplomati i karrierës Burim Bilalli, nga Drejtoria për diplomaci ekonomike në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. 

Kursi është organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë në bashkëpunim me Universitetin e Biznesit Ndërkombëtar në Almati dhe Qendrës për zhvillimin e politikave tregtare të Qeverisë së Kazakistanit.

Kursi mbulon çështjet e anëtarësimit të shteteve në OBT, tregtinë ndërkombëtare të mallrave, tregtinë e shërbimeve dhe pronës intelektuale. Ky program përfshin simulim për negociata në tregti në mënyrë që pjesëmarrësit të specializojnë teknikat negociuese. 

Kursi për politika tregëtare u hap nga zëvendës drejtori general i OBT-së, Xiaozhun Yi dhe zëvendësministri i Ekonomisë nacionale të Kazakistanit Timur Zhakslykov.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 22:42  | T.E. | 2,103 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
« Skandaloze » Të punësaur në Ministrinë e punës dhe politikës sociale këndojnë, kërcejnë dhe pijnë alkool (Video)
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO
Mbani një gotë ujë afër, mund të alivanoseni nga këto të pasme më të mira në planet
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.