Ministrat prapa "kuintave", Zaev në rolin kryesor
Procesi i integrimit është i vështirë, sepse Ballkani Perëndimorë nuk po shkëputet ng..
« Analistët » Nimic vjen në Shkup për të dëgjuar se çfarë thonë për propozimet e tij
« Analizë » Djegia e flamurit të BE-së, akt primitiv, nuk e ndal dot rrugëtimin euro-atlantik të ..
Në Mitrovicë u hap Qendra Kulturore për Komunitete
MITROVICE_1.jpg

Ndërkaq, ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Jaggjillar, tha se kjo qendër do të jetë shtëpi e përbashkët për komunitetet e komunës së Mitrovicës.

Është përuruar Qendra Kulturore për Komunitete në Mitrovicë, e para e këtij lloji në tërë vendin. Në përurim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ministri i MAP Mahir Jaggjillar dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç. Kryetari i komunës, Agim Bahtiri tha se kjo është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për komunitetet që jetojnë në Komunën e Mitrovicës, pasi që, tani u janë krijuar kushte më të mira për aktivitetet e tyre kulturore, thuhet në komunikatën për medie.

“Jam i lumtur që komuna ka kontribuar në ndërtimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë për komunitetet që jetojnë në komunën tonë. Pjesëtarët e komuniteteve tani mund të zhvillojnë aktivitetet të ndryshme për ruajtjen e vlerave kulturore dhe të tjera. Këto hapësira ju mundësojnë që të takohen dhe të realizojnë projektet e tyre që i kanë planifikuara, të zhvillojnë edhe më shumë ne frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet tyre, por edhe në raport me shumicën”, tha ndër të tjera ai.

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, u shpreh se ndihet mirë kur merr pjesë në aktivitete të këtilla që kanë për qëllim krijimin e kushteve për komunitetet me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore e të tjera.

“Kultura, muzika, arti janë gjuhë e përbashkët e njerëzimit. Përmes tyre komunitetet ofrohen ndërmjet veti dhe kultivojnë vlerat e tyre të posaçme dhe të përbashkëta. Shpresoj se kjo qendër do të ndikoj që komunitetet në Mitrovicë të përafrohen edhe më shumë dhe të kultivojnë vlerat e tyre kulturore”, tha Kiliç.

Ndërkaq, ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Jaggjillar, tha se kjo qendër do të jetë shtëpi e përbashkët për komunitetet e komunës së Mitrovicës.

“Ishte një iniciativë e Turqisë e cila gjeti përkrahjen kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe Ministrisë, pasi që ajo kishte të bëjë për krijimin e kushteve për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu. Shpresoj se shtëpi të këtilla kulturore do të ndërtohen edhe në qytetet tjera të Kosovës”, përfundoi Jaggjillar./KultPlus.com

  

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 15:04  | L.E. | 932 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Kim Kardashian mori dhuratë nga ky shqiptar pasi u bë nënë për herë të tretë
Pas fotove nudo, Bleona Qereti mbulohet dhe falë namaz (Foto)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.