Ministrat prapa "kuintave", Zaev në rolin kryesor
Procesi i integrimit është i vështirë, sepse Ballkani Perëndimorë nuk po shkëputet ng..
« Analistët » Nimic vjen në Shkup për të dëgjuar se çfarë thonë për propozimet e tij
« Analizë » Djegia e flamurit të BE-së, akt primitiv, nuk e ndal dot rrugëtimin euro-atlantik të ..
Dokumentari mbi ikonën e muzikës pop Whitney Houston në 24 prill në kinema
WHIT.jpg

Materiale të papublikuara dhe intervista të këngëtares që vdiq në 2012.

Del në sallat e kinemasë nga 24 deri në 28 prill dokumentari Whitney, mbi jetën e një prej zërave më potentë dhe ikonikë të historisë së muzikës: Whitney Houston.

Pesë vjet nga vdekja, në 11 shkurt 2012, filmi i shpërndarë nga Eagle, do të lejojë të rijetojë të gjitha etapat e një suksesi të madh dhe të gjitha fazat e një jete të mbushur me dashuri, skandale dhe eksese, deri në epilogun tragjik të një gruaje të fortë, por në të njëjtën kohë edhe shumë të dobët.

I përbërë nga materiale të papublikuara më parë , mes të cilave skena të jetës së përditshme të Whitney dhe familjarëve të saj, intervista të kolegëve dhe miqve , të alternuara me sekuencat më të bukura të koncerteve të saj, Whitney bën të mundur njohjen më mirë të këtij ylli të madh e të ndritshëm , që shkoi pak nga pak duke humbur dritën vitet e fundit.

Regjisori Nick Broomfield, në fakt, ka deklaruar se ka hetuar në thellësi të jetës së Whitney për të kuptuar arsyet, të cilat nga një sukses i madh yjor, e çuan në një një rënie pikëlluese artistike dhe personale, shkruan atsh.

BBC e ka realizuar dokumentarin duke ia besuar punën Nick Broomfield, regjisor anglez, i njohur për kapacitetin për të rrëmuar në jetën e artistëve më të famshëm e që u bë i njohur për dokumentarin e një tjetër ikone të muzikës si Kurt Cobain.

Whitney Houston ishte një nga artistet femërore të një suksesi të madh dhe në karrierën e saj , ka thyer shumë rekorde dhe ngjit në klasifikime, vit pas viti.

Më të rëndësishmet janë:

• Më shumë se 190 milionë kopje të shitura mes albumesh e këngësh.

• 46 javë numri 1 ne klasifikimet e albumeve më të shitura

• 6 Grammy Awards

• 2 Emmy

• 31 Billboard music Awards

• 22 American Music Awards

• Tre albume njëkohësisht në Dhjetëshen më të Mirë të Billboard 200 për dy javë rresht

Mes kujtimeve mban edhe vendin e parë në klasifikimin e artistëve me ngjyrë me suksesin më të madh bashkë me Michael Jackson dhe në 2006 Guinness e vlerësoi si “artistja më e vlerësuar dhe e famshme e të gjithë kohërave”./KultPlus.com

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 15:03  | L.E. | 818 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Kim Kardashian mori dhuratë nga ky shqiptar pasi u bë nënë për herë të tretë
Pas fotove nudo, Bleona Qereti mbulohet dhe falë namaz (Foto)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.