« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
Konfiskohen shtatë kilogram heroinë në VK "Bogorodicë"
133659047.jpg

Shkup, 18 prill - Shtatë kilogram heroinë kanë konfiskuar nëpunësit doganorë gjatë fundjavës së kaluar, pikërisht ditën e shtunë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik në vendkalimin kufitar "Bogorodicë". Heroina ishte blerë në Stamboll, ndërsa duhej të transportohej në Novi Pazar.

Siç informon sot Drejtoria doganore e RM-së, automjeti, me targa serbe, e drejtuar nga shtetasi i Serbisë, të shtunën rreth orës 20:15 minuta është paraqitur për hyrje në shtet. Shoferi ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur, por gjatë kontrollit të automjetit në dy akumulatorët, njëri i vendosur në pjesën e përparme dhe tjetri në pjesën e bagazhit, janë gjetur 14 paketime të mbështjella me ngjitëse. Pas testimit të kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me peshë të përgjithshme prej 6,9 kilogramë.

Drejtoria doganore kundër shtetasit serb ka ngritur padi penale për veprën e bërë penale "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë" deri te Prokuroria kompetente publike në Veles dhe ai është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.04.2017, 11:51  | Xh.I. | 1,203 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.