VIDEO: Sopranoja ambicioze që po prek skenat e mëdha në Gjermani
kulture
VIDEO: Sopranoja ambicioze që po prek skenat e mëdha në Gjermani

VIDEO: Sopranoja ambicioze që po prek skenat e mëdha në Gjermani

Një artiste e re, por shumë ambicioze dhe me vetëbesim se mund të arrijë cakun e saj.

Talenti i saj veçse i është konfirmuar gjithandej.

Me gjithë angazhimet që ka në Gjermani dhe më gjerë, sopranoja nga Mitrovica, Elbenita Kajtazi, mundohet që të gjejë kohë në çdo rast që i jepet për të ardhur në Kosovë dhe për të vizituar familjen e saj, e ndonjëherë duke mos anashkaluar as ndonjë angazhim profesional.

Elbenita Kajtazi ka qenë soliste në Filarmoninë e Kosovës, institucion nga i cili thotë të ketë gjetur përkrahje. Por, ajo gjithmonë kërkonte diçka më shumë prej vetes. Dhe, fati kishte dashur që ajo të takohej me një person të rëndësishëm që do t’i hapte rrugë drejt skenës ndërkombëtare.

Kush është ky person? Çfarë ndjesie kishte sopranoja me rastin e debutimit në Gjermani? Pse kishte përjetuar depresion, siç është shprehur ajo, të thellë? Çfarë nuk i pëlqen në Kosovë? Për këto dhe shumë çështje të tjera ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Express”, sopranoja Elbenita Kajtazi./Koha.net/

© ZHURNAL 18.04.2017, 10:48 | L.E. | 999 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."