Ministrat prapa "kuintave", Zaev në rolin kryesor
Procesi i integrimit është i vështirë, sepse Ballkani Perëndimorë nuk po shkëputet ng..
« Analistët » Nimic vjen në Shkup për të dëgjuar se çfarë thonë për propozimet e tij
« Analizë » Djegia e flamurit të BE-së, akt primitiv, nuk e ndal dot rrugëtimin euro-atlantik të ..
Maqedonia sa më parë t`i mbrojë produktet tradicionale, apelojnë ekspertët
133367972.jpg

Shkup, 16 prill - Është e gjatë lista e produkteve, bujqësore dhe ushqimore, që Maqedonia mund t'i mbrojë si tradicionale. Suxhuku i Kumanovës, salçiçet e Maqedonisë, djathi i Berovës, kaçkavalli i Galiçnikut, qepa e Buçimit, ullinjtë e Dojranit, trofta e lumenjve, specat e mbushur me hudhër (dollma), qoftet e ikrës, pinxhuri i Velesit, Sallata me speca të thatë, krapi në tepsi, grosha e Tetovës, mollët e Tetovës, qershitë e Ohrit, pekmezi i kripur janë vetëm disa prej tyre.

Sipas prof. dr. Vlladimir Kakurinov, nëse Maqedonia dëshiron t'i mbrojë produktet e saj tradicionale, atë duhet të bëjë sa më parë duke e pasur parasysh atë se vendet e tjera nuk presin dhe janë shumë të shpejtë në këtë drejtim. Veçanërisht interesante është Bullgaria në listën e së cilës për t'u mbrojtur janë kungullori dhe pinxhuri djegës, produkte të cilat ne i konsiderojmë si tonat.

Për këto arsye duhet filluar menjëherë me punë dhe të mbrohen produktet tradicionale të Maqedonisë, thekson profesori në Doracakun për mbrojtjen e produkteve tradicionale të cilin e përgatiti si kontribut ndaj zhvillimit rural.

Kakurinov thekson tabelat e produkteve të cilat vendi mund t'i mbrojë si VGT - veçanti të garantuara tradicionale. Ato ndahen në kategori të mishit, djathëra, vezë, mjaltë, fruta, perime, drithëra, peshq, gaforre,..., të freskëta apo të përpunuara.

Në kategorinë e supave dhe çorbave profesori i sugjeron: Supën prej peshqve të liqeneve, çorbën prej mishit të qengjit dhe çorbën kukurec.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2017, 16:40  | T.E. | 1,332 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Kim Kardashian mori dhuratë nga ky shqiptar pasi u bë nënë për herë të tretë
Pas fotove nudo, Bleona Qereti mbulohet dhe falë namaz (Foto)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.