Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë
« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Tërpeski: Zvogëlohet shitja e apartamenteve, çmimi mbetet i njejtë
kataster.jpg

Shkup, 13 prill- Shitja e apartamenteve është në rrënie, por çmimi nuk ka ndryshuar, ka njoftuar sot drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë, Sllavçe Tërpeski.

Sipas Tërpeskit, në tremujorin e parë të këtij viti janë shitur gjithsej 51 apartmente të reja, e cila shifër tregon se është në rrënie në krahasim me të njejtën periudhë të vitin e kaluar. Megjithatë pritet që të zvogëlohen çmimet më shumë për shkak të normave të ulëta interesit për kredi banesore.

"Kadastri në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rrënie të transkacioneve për patundshmëri, respektivisht rrënie për 51,4 përqind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Janë regjistruar gjithsej 2.590 transkacione. Më shumë transakcione janë bërë në muajin mars, 1.040, ndërsa më pak në muajin janar 613, që është numri më i vogël për një muaj nga vendosja e Regjistrit.

Nga numri i përgjithshëm i transaksioneve me patundshmëri, 79 përqind kanë të bëjnë me shitje, 18 përqind të qirave, dy për qind të shitjes prej investitorit dhe një për qind të blerjeve nga Republika e Maqedonisë.

Lidhur me banesat, në kuartalin e parë të vitit 2017 janë regjistruar 3.030 të sapondërtuara të cilat nuk janë shitur, ndërsa në ndërtim janë 8.777 në mbarë territorin e Maqedonisë. Nëse bëhet krahasim me kuartalin e katërt të vitit 2016, vërehet rritje të banesave të pashitura për 225 dhe rritje e banesave në ndërtim për 325", ka thënë mes tjerash, drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë, Sllavçe Tërpeski, transmeton Zhurnal.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.04.2017, 13:10  | L.E. | 1,378 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
« Skandaloze » Të punësaur në Ministrinë e punës dhe politikës sociale këndojnë, kërcejnë dhe pijnë alkool (Video)
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO
Mbani një gotë ujë afër, mund të alivanoseni nga këto të pasme më të mira në planet
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.