Eduard Syla, nga fotograf te agjensia e madhe e modës
showbiz
Eduard Syla, nga fotograf te agjensia e madhe e modës

Eduard Syla, nga fotograf te agjensia e madhe e modës

Ka vite që merret me botën e fotografisë, e aspak nuk i pëlqen që ai vetë të fotografohet, megjithëse është një artist. Po flasim për djaloshin e talentuar Eduard Syla, i cili është me origjinë nga Kamenica, por që jeton në Zvicër, i cili shumë shpejt do të sjellë agjensinë më të madhe të modelizmit, madje e ka gati edhe emrin, quhet “Priority” Model Agency Switzerland. Duke qenë se djaloshi ka pasur kontakt me shumë modele dhe ka pasur shpesh herë kërkesa që ato të jenë pjesë e fushatave publicitare, apo edhe ndonjë videoklipi e kështu ka menduar që tashmë t’i futet kësaj rruge. E nëse do të kishte mundësi ai do të donte që të kishte nën menaxhim modelen e njohur shqiptare me famë botëtore Angela Martinin, për arsye sic tregon ai, ajo është një femër shumë e vecantë, shumë klasike por edhe agresive. Sipas Eduardit secili njeri është i bukur, ashtu sic e ka krijuar Zoti, e gjithkush ka një synim me atë që është, e ndërsa me labelin e tij “Nosize” do t’i japë sidomos të rinjve që ndodhen në Diasporë mundësinë që të modelojnë e të provojnë veten në këtë fushë të bukur.

© ZHURNAL 20.03.2017, 23:16 | T.E. | 1,172 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."