« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Sela: Punojmë për një ardhmëri të ndritur për të gjithë, nuk i marrim askujt asgjë
zijadin-sela-19032017-1-copy.jpg

Shkup, 20 mars - "Sipas meje, një grup njerëzish të cilët janë zhytur në krim dhe korupsion dhe janë të interesuar të mos ketë institucione legjitime pasiqë dalë ngadalë tentojnë që të kalojë afati i shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe qëllimin e kanë që të shpëtojnë kokën e tyre dhe pasurinë që e kanë akumuluar gjatë këtyre viteve dhe këto njerëz janë pak", kështu ka thënë kryetari i LR PDSH Ziadin Sela në një intervistë dhënë për Civil, shkruan Zhurnal.

"Unë bëj thirje që ato të vetëdijësohen madje dhe ata që kanë dalë në protesta apeloj mos e bëjnë atë sepse nuk ka asnjë problem dhe këto thirje nacionaliste nuk mund të drejtohen ndaj një populli të tërë. Dhe pikërisht ai numër i vogël që drejtojnë VMRO, nuk kanë identitet, krimi dhe korupsioni nuk ka identitet pa marrë parasysh a është bërë nga maqedonasit apo shqiptarët, identiteti i vetëm i krimit është interesi, paraja dhe ndalesa e lirisë të tjetrit", ka thënë mes tjerave Sela.

"Nuk është në rregull të gjeneralizohen gjërat dhe të thuhet VMRO, unë nuk jam dhe nuk mund të jem kundër partive politike, mirëpo ajo parti duhet patjetër të reformohet, të mos meren me tjerët dhe të bëjnë kampanjë kundër një populli në Maqedoni dhe të meren me realizimet që kanë bërë. Unë nuk kam të drejtë të shpall kriminel unë mund vetëm të ngre dyshime duke parë atë që ka ndodhur këto vite. Megjithatë organet e drejtësisë do e bëjnë punën, jo ato të politizuarat mirëpo organet që do ndajnë drejtësinë si duhet.

"Fillimisht dua të porosis organet e rendit dhe prokurorinë, kam dëgjuar për deklarata të ndryshme dhe ato njerëz nuk duhet të jenë të lirë, shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin situatën, e përsëris se nuk kemi kërkesa për t'i marrë dikujt ndonjë gjë, duam të realizojmë vetveten dhe të jetojmë në të ardhmen me dinjitet sepse në fund të ditës ajo është demokraci e shoqërisë. Këto formacione dëshirojnë të frikësojnë me ato punë por nuk do na frikësojnë, frikë të vetme e kemi të ardhmen e fëmijëve tanë, duhet të qetësohen gjërat dhe punët të meren me gjakftohtësi", ka deklaruar mes tjerave në intervistën e tij për Civil, kryetari i LR PDSH Ziadin Sela.

 20.03.2017, 22:25  | T.E. | 2,082 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkup
« VIDEO: » Se si nxjerr gjoksin në New York Adelina Tahiri
« Foto: » Kjo këngëtare është kunata e Adelina Tahirit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.