Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Moisiu: Krijimi i ushtrisë nuk duhet të bie ndesh me aletatët
ALfred-Moisiu.jpg

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se nisma për krijimin e Forcës së re përmes Ligjit nuk duhet të bie ndesh me aleatët tanë, SHBA-të, NATO-n dhe BE-në.

Por, në anën tjetër ai tha se krijimi i ushtrisë është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.Këto komente i bëri në konferencën që ka organizuar sot lëvizja Vetëvendosje, me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore” në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile e subjekteve politike, ekspertë të çështjes si dhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Shqipëria.

Po aty, ngjashëm, konstatoi edhe eksperti i sigurisë, Florian Qehaja, i cili tha se themelimi i ushtrisë nuk duhet të lëkund partneritetin me ndërkombëtarët, duke shtuar se në hulumtimet e bëra dalin të dhëna që hedhin poshtë supozimin se shumica e serbëve në Kosovë janë kundër themelimit të ushtrisë.

Ndërsa, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deklaroi se ky projektligj do të duhej të sillej nga Qeveria, dhe kjo çfarë ka ndodhur është lojë për bajraktarizëm.

E përfaqësuesit nga Lugina, Ragmi Mustafa e Jonuz Musliu, theksuan domosdoshmërinë e themelimit të ushtrisë, duke potencuar se kjo do t’i bënte të ndiheshin më të sigurt edhe qytetarët nga kjo pjesë.

Teksa, Bekim Qoku nga Republika e Maqedonisë, foli në lidhje me organizimin dhe funksionimin e ushtrisë në këtë shtet.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 22:14  | R.ZH | 289 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.