Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
« Sociologët » Ku ka politikë, nuk ka sport
Thaçi: Askush nuk ka veto mbi Ushtrinë e Kosovës
133567341.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ankua sot në provizionet e pakos së Ahtisaarit, kur foli për bllokadën që përfaqësuesit serbë në Kuvend të Kosovës po i bëjnë transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, përmes ndryshimeve kushtetuese.

Komentet e Thaçit u bënë në një konferencë kushtuar javës së gruas në Kosovë, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavi.

Ndërkohë, diplomati amerikan nuk komentoi çështjen e ushtrisë.

"Ne nuk e kemi pranuar dokumentin e presidentit Ahtisari dhe nuk kemi draftuar Kushtetutën tonë që ajo të na bllokojë në progres apo që dikush të vë në veto mbi sigurinë tonë dhe të ardhmen tonë. Veto mbi sigurinë e Kosovës askush nuk mund të ketë", tha Thaçi duke mos i cilësuar pengesë zërat që kundërshtojnë këtë hap.

Bashkësia ndërkombëtare është shprehur fuqishëm kundër idesë së Thaçit për t’ia ndryshuar misionin FSK-së përmes ligjit.

Por Thaçi thotë se ideja e tij ka mbështetjen e “shumicës absolute” të kosovarëve.

"Shumica absolute e kosovarëve si shumicë ashtu edhe të etnive jo shumicë, e kanë përkrahur këtë propozim por i kemi pranuar edhe një sërë vërejtjesh nga miqtë e Kosovës dhe kontribuuesit kryesorë të lirisë dhe pavarësisë sonë", tha ai.

"Jam i lumtur që vërejtjet nuk kane të bëjnë me të drejtën tonë që të kemi ushtri apo të mos kemi, a të jemi të sigurt dhe të mendojmë për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë, por vetëm për metodologjinë dhe kronologjinë e hapave", ka thënë presidenti i Kosovës, Thaçi për "Zëri"-n.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 19:49  | R.ZH | 379 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Motra e Labit i turpëroi të gjitha këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Motrat Mustafa dalin në piknik, por vëmendjen e merr veshja e tyre! (Foto)
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.