Një kryetar si Visar Ganiu i duhet Çairit
"Zekës së Abisë" nuk po ia hapin as derën e shpisë..!?
Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
Ekonomia në reanimim
siromastija.jpg

Shkup, 20 mars – Sektori i biznesit privat është në një hendikep për shkak të epilogut për mos formimin Qeverisë së re dhe shumë kompani vendore, por edhe të huaja – nuk mund në vazhdimësi t’i realizojnë operacionet e tyre ekonomike për shkak se aktiviteti i tyre punues kryesisht varet nga institucionet shtetërore, të cilat tani e tre vitet e fundit aspak nuk janë funksionale, shkruan gazeta Koha, transmeton Zhurnal.

 Këto janë ankesat e sektorit privat anëtare të Odave Ekonomike në Maqedoni. Nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë vlerësojnë se me stërgjatjen e zgjidhjes së problemit siç është formimi i Qeverisë së re, institucionet shtetërore edhe më shumë po futen në krizë dhe kështu negativisht po ndikon në aktivitetet e biznesit privat, të cilët tanimë një kohë të gjatë kanë filluar t’i ndjejnë pasojat e krizës gati trevjeçare. “I gjithë sektori privat tanimë është vendosur në makinën e reanimimit, për shkak të shumë paqartësive të situatës politike në vend. Kompanitë vendore një kohë të gjatë nuk planifikojnë të realizojnë investime të reja duke pritur epilogun e zgjidhjes së krizës politike. Situatë e ngjashme është edhe me investitorët e huaj, të cilat janë edhe më të kujdesshëm sa i përket investime të reja kur në vend gati 3 vitet e fundit kemi pasiguri politike. Politikanët në vend që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejte të problemeve, ata edhe më tepër po kontribuojnë në thellimin e krizës politike, e cila biznesit privat po i sjell dëme afatgjate”, thotë për KOHA, Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se trysnia e madhe e partive politike për mos zgjidhjen e krizës politike mund vetëm të dëmtojë biznesin privat dhe zvogëlimin e projektimeve ekonomike që njëherësh drejtpërsëdrejti mund të ndikojnë në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor, e cila edhe më shumë do të ndikonte negativisht mbi ekonominë e vendit. “Kriza politike e stërzgjatur me vite po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi të gjitha proceset socio-ekonomike dhe shoqërore në Maqedoni. Kur një kohë të gjatë kemi buxhet të paqëndrueshëm, të hyrat janë të ulëta, administrata tatimore nuk ka kapacitete për t’i mbledhur tatimet në brendi të vendit… Në këtë formë ajo po i ngarkon shumë bizneset vendore. Ekonomia informale është e lartë, borxhi publik po rritet, sepse Qeveria po shet letra me vlerë për t‟i financuar shpenzimet e saj operacionale. Për më tepër, investimet e huaja direkte janë strategjikisht të gabuara. Shumica prej investitorëve të huaj po heqin dorë nga planet e paralajmëruara për të investuar. Në një situatë të këtillë, shumë kompani vendore po ballafaqohen me jolikuiditet dhe nëse kriza politike vazhdon shumë firma do të shkojnë deri në mbylljen e tyre, sidomos atyre të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Edhe profesori universitar Marjan Petreski pranë “Kolegjit Amerikan” në Shkup thotë se kriza politike edhe më shumë po thellohet dhe për këtë shkak – shumë kompani vendore po i anulojnë planet e tyre afariste. Sipas tij, derisa në sipërfaqe ende nuk kemi sinjale pozitive për zgjidhjen e krizës politike në vend, kjo edhe më shumë ushtron presion mbi vendimet e firmave private për të investuar duke e vendosur kështu biznesin në një ngërç sa më të madh. “Derisa kemi zgjatje të krizës politike në vend, biznesi dhe qytetarët janë në një ngërç, e cila negativisht do të ndikojë në ekonominë e vendit në periudhën e ardhshme. Me vetë faktin se nuk kemi asnjë sinjal kur kjo krizë do të zgjidhet, thjesht po ushtrohet presion i fuqishëm ndaj biznesit vendor. Kështu ndodhë edhe me investitorët e huaj. Para zgjedhjeve, Qeveria paralajmëroi hyrjen e shumë investitorëve të huaj, por nga kjo nuk ka asgjë. Kjo situatë e rëndë politikë do të vazhdojë edhe për një periudhë të gjatë, e cila në të ardhmen do të ndikojë negativisht në miratimin e vendimeve të investitorëve të huaj për të investuar apo ndoshta një pjesë e investitorëve të huaj edhe mund të largohen. Në anën tjetër, shumë kompani vendore me ato pak kapacitete investuese që kanë disi po mund të përjetojnë krizën politike, por nëse së shpejti nuk arrihet ndonjë zgjidhje që do ta nxirrte vendin nga kjo situate të rëndë politike dhe të sigurisë, vështirë se firmat vendore do të mund të vazhdojnë me aktivitete e tyre punuese”, thotë Marjan Peterski, profesor universitar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 19:43  | R.ZH | 633 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zyrtare: Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon
"Zekës së Abisë" nuk po ia hapin as derën e shpisë..!?
Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës
Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku
« Zhurnal mëson » Zaev në "gjah" pas deputetëve të VMRO-së, i bindur se disa do ti bashkohen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.