Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
“Shvercerat” thonë se harta etnike shqiptare nuk është akt i tyre
Zaev: Nuk ka shanse që Gruevski të jetë pjesë e qeverisë së re
za.jpg

Shkup, 20 mars - "Për askënd në botë nuk është e pranueshme që Nikola Gruevski të jetë pjesë e një koalicioni të madh", tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistën e tij dhënë Al Jazeeras, transmeton Zhurnal para vizitës së nesërme të komisionerit të BE-së Johannes Hahn.

Sipas Zaev, VMRO-DPMNE nuk ka tjetër mundësi, por të tërhiqet në opozitë dhe do të lejojë transferimin paqësor të pushtetit.

"Ne ftojmë të gjithë qytetarët e ndershëm, patriotët, simpatizantët e tyre për të komentuar mbi programin tonë. Ai duhet të jetë gati për të shkuar në opozitë. Prapa kemi 67 deputetë, duke mbajtur 700.000 vota. Çfarë vijon vetëm një tranzicion demokratik të pushtetit dhe asgjë tjetër", tha Zaev.

Lidhur me dokumentin që Gruevski njoftoi se partia e tij do të kishte përgatitur si një zgjidhje të krizës, Zaev tha se koha për ndonjë dokument ka përfunduar tashmë.

"Vetëm programa e qeverisë së re është zgjidhje. Ai do të përballet me dokumentet dhe provat e krimeve të bëra në kohën e tij, por kjo është punë e institucit të pavarur. Zgjidhja e vetme është që të lejojë një transferim paqësor, demokratik të pushtetit, për shkak të frenimit procesit" tha Zaev.

Më shumë se dy muaj në Maqedoni vazhdon të ketë frikë nga eskalimi i situatës nga kriza politike mirëpo LSDM nuk do të lejojë atë, thekson kështu Zoran Zaev.

"Për konflikt janë të nevojshëm dy palë dhe ne nuk do lejojmë që dikush të futet në konflikt, nuk do lejojmë që populli të përplaset, qëndrojmë jashtë me shumë përkushtim dhe vëmendje, nëpër institucione të sistemit ku ajo quhet proces demokratik e që përshkruhet në kushtetutën e vendit, e vetmja mënyrë e daljes nga kriza është zgjidhja përmes institucioneve përmes dhënies së mandatit për formimin e qeverisë e më pas formimin e saj dhe kalimin e VMRO në opozitë ku së bashku do bëjmë procesin e reformave për të mirën e gjithë qytetarëve", ka thënë kështu Zaev.

I pyetur rreth pritshmërive të vizitës së Johanes Han të martën ai thotë se pret që Hahn t'ia kumtojë Gruevskit atë se duhet të ndalojë dërgimin e mesazheve të dhunës dhe urrejtjes në Maqedoni.

"Hahn tashmë me kumtesë tregoi se pret kalimin e pushtetit në mënyrë demokratike dhe formimin e shpejtë të qeverisë reformiste e ku vendi do të stabilizohet, gjithashtu pres që t'ia kumtojë Gruevskit atë se nuk duhet të dërgojë mesazhe të dhunës dhe urrejtjes", ka sqaruar Zaev, transmeton Zhurnal.

 

 20.03.2017, 19:33  | T.E. | 3,109 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Ja çka bëri Cozman kur Tuna publikoi fotot e shtatëzënisë
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Brenda festës së Tunës që i paraprinë ardhjes në jetë të djalit
« Foto: » A e mbani mend Mirsa Kërçelin, ja si duket sot
Vëllau therr vëllaun në Vizbeg të Shkupit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.