Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
“Shvercerat” thonë se harta etnike shqiptare nuk është akt i tyre
Filmi horror “Bloodlands” edhe në Bruksel
BLOO.jpg

Kasta e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët që luajnë në këtë film janë: Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Suela Bako. Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj, shkruan KultPlus.

Filmi i zhanrit horror “Bloodlands” që flet në gjuhën shqipe do të prezantohet edhe në Festivalin e Filmit në Bruksel, që do të nis më 4 dhe do të zgjasë deri më 16 prill, shkruan KultPlus. “Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj dhe në këtë festival do të prezantohet më 6 prill. 

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar. Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore te filmit, ku një familjeje i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige. 

Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca. Kasta e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët e tjerë që luajnë në këtë film janë Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj. Ky film i është xhiruar në Shqipëri në tetor të vitit 2014 nga produksioni australian “Kastlefilms”, e sa i përket shfaqjes së tij për publikun shqiptarë pritet të jetë në muajin qershor.

 20.03.2017, 16:38  | L.E. | 547 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Ja çka bëri Cozman kur Tuna publikoi fotot e shtatëzënisë
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Brenda festës së Tunës që i paraprinë ardhjes në jetë të djalit
« Foto: » A e mbani mend Mirsa Kërçelin, ja si duket sot
Vëllau therr vëllaun në Vizbeg të Shkupit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.