Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Portreti i ish-liderit komunist do të nxirret në ankand
port.jpg
Loading...

Një pikturë e Andy Warholit për ish-liderin komunist Mao Zedong, do të nxirret në ankand në Hong-Kong dhe mund t’i shitet një ofertuesi kinez për kthimin e një vepre të tillë në “shtëpi”, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e BBC.

Portreti përjetëson themeluesin e Partisë komuniste kineze si produkt i pop artit në të njëjtën formë si vepra e Warholit me Marilyn Monroen dhe supa “Campbell”.

Bazuar në librin “Little Red Book” të Maos, seria e portreteve është në mesin e imazheve më të famshme të shekullit XX. Ankandi i kësaj vepre pritet të kapë shumën prej 15 milionë dollarësh. Ky portret i Maos ishte shitur në Londër në vitin 2014 për 7,6 milionë funte dhe pronari i tanishëm i cili nuk është identifikuar, e ka vënë përsëri në shitje në Hong-Kong përmes ankandit, i cili pritet të hapet më datën 2 të muajit prill.

Warhol nisi serinë e portreteve të tilla të Maos në vitin 1972 kur lidhjet në mes të armiqve të luftës së ftohtë, Kinës dhe ShBA-së, filluan të shkrihen, gjë që filloi pas udhëtimit historik në Pekin të presidentit amerikan Richard Nixon.

Fotografia që Warhol përdori për portretin e Maos ishte një prej atyre që ka stolisur kopertinën e librit të ashtuquajtur “Little Red Book”, që ishte si simbol i Kinës komuniste dhe propagandës që ushtronte ai. Thuhet se më shumë se një miliard kopje të këtij libri janë botuar, duke e bërë librin me më së shumti botime në të gjitha kohët. Gjatë regjimit të Maos ka qenë pothuajse e detyrueshme që secili të blejë dhe të mbajë me vete nga një kopje.

Seritë e Warholit kanë gati 200 portrete në versione dhe madhësi të ngjashme dhe ndjekin të njëjtën formë të veprave të mëhershme të artistit që i ka bërë për Monroen dhe Elvis Presleyn në vitet ’60.

Zgjedhja e Maos ishte një hap larg markës së tij që ngjitej në formë banale - atë që e ka bërë me supën “Campbell” – ose ndriçimi iluminues – siç ka bërë me Marilyn Monroen.

Kryetari Mao ishte udhëheqës politik i nderuar dhe i frikshëm dhe sigurisht një subjekt i padashur për ngjyrat e guximshme të kontrasteve në lëvizjen e pop artit. Por që një gjë e tillë edhe sot mbetet çështje delikate në Kinë. Në vitin 2013 në një ekspozitë në sondazhin e plotë të parë të artit të Warholit në Kinë, portreti i Maos nuk ishte shpalosur askund. Debati që mediat kineze në atë kohë kishin bërë ka qenë nëse imazhet ekspozuese tregojnë respekt apo fyerje. Mirëpo investitorët kinezë vazhdimisht, e çdo herë më shumë po e blejnë artin perëndimor. Ata në fakt janë një prej pesë blerësve më të mëdhenj të artit në botë.

Me rënien e presionit mbi vlerën monetare kineze dhe të ardhurave kapitale vetëm sa po shtohet oreksi për investim në skenën e artit botëror. Kështu që portreti i Warholit për ish-udhëheqësin komunist kinez mund ta gjejë rrugën dhe formën që të shkojë në Kinë falë punës së tregjeve globale kapitale.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 15:53  | L.E. | 351 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.