« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
Mbështeten reformat në arsim, kërkohet përdorimi i abetares së unifikuar
Hoyt Yee: Tani është koha që të zgjidhet kontesti me emrin
Memeti: Maqedonia nuk guxon ta lëshojë mundësinë për integrim në NATO
Testi i motorit reaktiv, Jugu: Progres domethënës
1490004210s2.reutersmedia.net.jpg

Testimi më i fundit i një motori reaktiv nga Koreja e Veriut tregon një progres “domethënës” sipas fqinjit jugor të saj, ndërkohë që një analist thotë se përbën një hap të rrezikshëm drejt objektivit të vendit të izoluar komunist për të zhvilluar një raketë që do të mund të godiste Shtetet e Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve koreano-veriore “KCNA” njoftoi të dielën se motori reaktiv do të ndihmonte Korenë e Veriut të arrinte kapacitetet të klasit botëror për lëshimin e satelitëve, duke lënë të nënkuptohet se motori reaktiv mund të përdoret edhe për një raketë balistike ndërkontinentale.

Njoftimi për testimin e suksesshëm të motorit reaktiv nga Veriu komunist erdhi në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ndodhej në Pekin, në fund të turit të vizitave të tij në vendet e Azisë lindore, për bisedime që u dominuan nga shqetësimet mbi programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

“Përmes këtij testimi, mësohet se funksionimi i motorit reaktiv nënkupton një progres domethënës, por nevojiten të tjera analiza për goditje të sakta dhe për përdorim të mundshëm”, tha Lee Jin-ëoo, një nga zëdhënësit e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Media shtetërore koreano-veriore raportuan se udhëheqësi Kim Jong-un ka lavdëruar testimin e suksesshëm të motorit të ri reaktiv në stacionin e lëshimit të raketave, duke e cilësuar si një “rilindje” të industrisë së raketave.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha reporterëve, ndërkohë, se kishte zhvilluar takime mbi Korenë e Veriut gjatë fundjavës në resortin e tij në Florida. Edhe pse nuk iu referua specifikisht testimit të motorit reaktiv, ai tha se Kim Jong-un po “sillej shumë, por shumë keq”.

/ Top Channel

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 15:17  | Xh.I. | 448 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kush keqpërdor paratë e fondeve?
‘Xhesika’ ka vendosur t’i ‘çmend’ meshkujt, ja me çka
Avokatja shqiptare publikon foto në rroba banjo, veç sa si del ‘zogu’
Mercedes rikthen modelin 190?
Greta shfaq të pasmet e mëdha (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.