« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Shkolla e parë rajonale dimërore për siguri
133015525.jpg

Shkup, 20 mars - Fakulteti për Siguri - Shkup dhe Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave në katër ditët e ardhshme në Shkup dhe në Krushevë organizojnë Shkollë rajonale dimërore - e para në Republikën e Maqedonisë nga sfera e sigurisë.

Krahas profesorëve dhe studentëve nga Maqedonia, Shkolla do të ketë pjesëmarrës edhe prej universiteteve shtetërore nga Kroacia dhe Serbia, ndërsa organizimi i saj është me mbështetjen e Fondacionit "Konrad Adenauer" dhe Qendrës për studime evropiane "Vilfred Martens".

 

Shkolla do të fillojë sot prej orës 14:30 me pritjen zyrtare të pjesëmarrësve në Shkollën dimërore për siguri 2017 në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga ministri, Nikolla Poposki.

 

Tema të Shkollës do të jenë sfidat e ardhshme të sigurisë, diplomacisë dhe marrëdhëniet e mira fqinje, radikalizmi fetar, si dhe emigrantët dhe kriza e refugjatëve, duke e pasur parasysh atë që deri në fund të vitit 2016 pothuajse një milion persona udhëtuan përgjatë Ballkanit Perëndimor prej Greqisë drejt Evropës Qendrore si rezultat i rrjedhave më të mëdha të emigrimit në këtë shekull.

 

Siç njofton Fakulteti për Siguri - Shkup kriza me emigrantët ka zbuluar mungesë të koordinimit dhe komunikimit midis vendeve fqinje, politika të ngadalshme dhe politika joefikase, si dhe përgjigje nga Bashkimi Evropian.

Pritet Shkolla dimërore për siguri të ofrojë propozime për këmbimin, bashkëpunimin dhe përforcimin e besimit midis mësimdhënësve, nxënësve dhe praktikantëve të vendeve të rajonit të përfshirë me krizën emigruese: Maqedonia, Serbia, Kroacia, Greqia dhe Bullgaria.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 13:09  | Xh.I. | 662 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.