« EKSKLUZIVE » Pas 11 vitesh në krye të policisë së Dibrës vjen një shqiptar, në Tearcë një kryeshef..
« Reagon elita e fudbollit » Zëdhënësi i FFM-së, Zlatko Andonovski bënë tifozin anti-shqiptar, kërkohet shkarkimi ..
« Analizë » Zaev arriti t'i bind partitë shqiptare se për momentin politika e jashtme është prior..
« Analizë » Ballkani në NATO, garanton paqe dhe imunizim në sferën e sigurisë
Oda ekonomike: Ndryshimi i shpejtë i ligjeve, problemi më i madh i biznesit
133616838.jpg

 Ekonomia gri dhe ndryshimi i shpejtë i rregullativave ende janë problemi më i madh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoni.

Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, për firmat është veçanërisht e vështirë t'iu përshtaten ligjeve për marrëdhëniet e punës dhe për siguri dhe mbrojtje gjatë punës, ndërsa pengesa më të vogla iu janë edhe të drejtat dhe obligimet nga ligjet për politikë tatimore dhe doganore, mjedis jetësor dhe urbanizëm.

""Për informim sa më të mirë të kompanive, por edhe për detektimin e problemeve të tyre, fillojmë me të a.q. info-sesione, gjithsej 18, në dhjetë qytete nëpër Maqedoni. Fillimi është pasnesër më 22 mars, me ngjarjen e parë informative në Veles. Sektorë kyç që do të përfshihen me analizat janë bujqësia, tekstili, ndërtimtaria, IKT dhe turizmi", theksoi Jadranka Arizankovska, këshilltare e lartë në Odë.

Info-sesionet janë pjesë e projektit të USAID-it që e zbaton "Epiqendra Internacional" - Shkup në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë, Oda për teknologji informatike dhe të telekomunikimit MASIT dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Grupi synues janë të gjitha ndërmarrjet mikro, start-ap, të vogla dhe të mesme, por nuk përjashtohet mundësia edhe për praninë e përfaqësuesve nga kompanitë e mëdha.

Ngjarjet informative do të mbahet deri më 7 qershor të këtij viti, në Veles, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Manastir, Strugë, Ohër, Strumicë, Shtip dhe Shkup.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 13:03  | T.E. | 1,467 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre të plagosur pas një rrahje në Tetovë, ja detajet
Detaje rreth vdekjes së aktorit Art Kurti
Ja çfarë bën nënkryetari i Mekës për Mohamed Salah
« EKSKLUZIVE » Pas 11 vitesh në krye të policisë së Dibrës vjen një shqiptar, në Tearcë një kryeshefe shqiptare
Dje kolegu i saj ndërroi jetë, çfarë bën sot ‘Xhakarta’
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.