« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Juncker: Rikthimi i dënimit me vdekje në Turqi është “vija e kuqe”!
junker-655x356.jpg

Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar Turqinë se çdo kthim i dënimit me vdekje në vend, do të ishte “vija e kuqe” e ofertës së anëtarësimit të këtij shteti në Bashkimin Evropian.  

“Në qoftë se dënimi me vdekje do të rivendoset në Turqi, kjo do të çojë në fundin e bisedimeve”, tha ai për edicionin e së dielës të gazetës Bild të Gjermanisë, duke e quajtur atë “vijën e kuqe”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se pritet që Parlamenti turk të rivendosë dënimin me vdekje pas referendumit të muajit të ardhshëm për ndryshimet kushtetuese dhe se ai do ta dekretonte menjëherë.

Megjithatë, Juncker shtoi se nuk ishte dakord me ndalimin e plotë të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.  

“Nuk ka kuptim që të përpiqemi për të qetësuar nervat (Erdoganit) duke ndaluar plotësisht negociatat”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shkoi edhe më tej, duke thënë në një intervistë për Der Spiegel: “Ne jemi më larg se kurrë për pranimin e Turqisë në BE”.

Turqia ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004 dhe Bashkimi Evropian e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo lëvizje për të rivendosur atë do të do të pengonte ftesën për anëtarësim.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 22:05  | T.E. | 823 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.