« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Rama: Zgjedhje do të ketë edhe pa PD
edi-rama-dettaglio-2.jpgfilename_UTF-8edi-rama-dettaglio-2_2.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është i lëkundur nga kërkesat e Partisë Demokratike për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Pavarësisht ultimatumit të PD për mospjesëmarrje në zgjedhje, Rama theksoi në komunikimin e tij javor në Facebook se edhe pse kjo përbën një anomali të madhe zgjedhjet do zhvilloheshin edhe pa të.

“Nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje të zgjedhjeve”, kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Rama në komunikimin javor duke theksuar se PD kërkon të fusë vendin në krizë politike.

“Sot do të flas për krizën false politike të nisur nga PD. Ajo kërkon të fusë vendin në krizë politike. S’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për qeveri teknike. S’ka për të ardhur oferta për shtyrje të zgjedhjeve”, u shpreh Rama, njofton Top Channel.

Ndër të tjera kryeministri Rama i bëri thirrje Partisë Demokratike që të kthehet në Parlament për të përmbyllur procesin e Vetting-ut. Një kërkesë që ka qenë në formën e këshillës, pasi sipas Ramës mos pjesëmarrja e PD në këtë proces do ta fundoste ende pa filluar fushata elektorale.

Kryeministri Rama është shprehur se është i gatshëm për dialog dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, nëse PD ka propozime konkrete.

“Një grup politikanësh që kërkojnë pushtet mblidhen te çadra. Po kështu janë një grup gjykatësish që nuk duan të ikë çadra, se kërkojnë të mbajnë peng drejtësinë. Të huaj jo dashamirës të këtij kombi, që nuk duan ta shohin Shqipërinë të bëjnë shtet. Kush ka hallin për një karrige parlamenti për vete, kush duket në çadër për të treguar se është akoma gjallë, e të tjerë për halle të tjera”.

“Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Çadra e ngritur në mes të bulevardit si kështjellë rëre, S’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri të teknike, as oferta për shtyrje të zgjedhjeve. Të vetmit e atyre që presin atë që nuk vjen kurrë nga pritja në çadër, janë thashethemexhinjtë”.

“Kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por një krizë e një partie politike që nuk vjen dot në pushtet. Kjo është kriza e një katundi të izoluar politik. Kanë kapur peng të vërtetën. Është kriza e gogol-makutëve në orvatjen për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është kriza e një elite politike të ngujuar në bulevardin e politikën, krejt të pavëmendshëm për shqetësimet e vërteta të popullit. Flasin për revolucion popullor pa popull”, tha ndër të tjera Rama.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 18:19  | T.E. | 495 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.