« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Me shkarkimin e Zvërlevskit zgjidhet nyja kyçe që ka kapur gjyqësorin
« Ish kryeministri shqiptar » Sonte Shkëndija shkruan historinë
Kërkesa e Zaevit ndaj Xhaferit ndihmon raportet Qeveri-Parlament
A pranohen kërkesat tona të azilit në Zvicër?

Nga Lirim BEGZATI

Ligji zvicran mbi azilin, sa është i qartë aq edhe i ashpër. Një aspekt interpretimi i njërës nga dispozitat e saja kryesore (neni 3 i ligjit) mundëson të kuptohet se mbrojtja sipas rregullave të azilit, mund t’iu akordohet vetëm personave të cilët për arsye të përkatësisë së tyre raciale, fetare apo nacionale iu kanosen rreziqeve të larta në shtetin e tyre, rrezikojnë jetën apo integritetin e tyre. Një analizë e kësaj dispozite sjellë edhe në konkludimin se flitet posaçërisht për rastet e rënda, të personave që iu nënshtrohen persekutimeve të padrejta, sidomos në disa shtete ku nuk garantohen aspak të drejtat themelore të njeriut, ku nuk sigurohet asnjëfarë mbrojtje juridike, që janë në gjendje lufte, e posaçërisht në shtetet ku dominon gati se anarkia totale. Edhe disa paragrafe të tjera të po të njejtës dispozitë i rikonfirmojnë kushtet tejet të ashpra që i parashikon ligji zvicran mbi azilin.
Mbështetur në ligjin përkatës, bile edhe shumë kandidatë për azil që vijnë nga shtetet në gjendje lufte apo nga vendet ku ushtrohet dhuna ndaj popullatës apo një pjese të popullatës së vendit, nuk mund t’a fitojnë automatikisht statusin e refugjatit. Për kategoritë e tilla shpesh akordohet vetëm një mbrojtje e përkohshem, e jo statusi i refugjatit të pranuar. Një rregull e tillë ka më tepër karakter humanitar se sa diçka tjetër. Edhe statistikat tregojnë se numri i personave që iu është pranuar statusi i refugjatit, është tejet i vogël, në krahasim me numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve që gjinden sot në Zvicër.

Nëse flasim për viset tona (për shembull Maqedonia, Shqipëria, Kosova, etj), aplikimi i dispozitës së sipërpërmendur gjatë shqyrtimit të një kërkese të azilit është gati se e paimagjinueshme. Me fjalë të tjera, nuk ofrohen aspak kushte për njerëzit tanë, për me shpresuar realizimin e ndonjë të drejte azili sipas rregullave të ligjit përkatës.

Disa konflikte ndëretnike dhe jo stabiliteti politik te na, që zgjasin dhe vazhdojnë me vite të tëra, nuk kanë asnjëfarë ndikimi në kriterët zvicrane për pranimin e azilit. Edhe gjendja ekonomike, papunësia në vend, nuk merren aspak parasysh. Në fakt, kriteri ekonomik, material apo financiar nuk figurojnë fare në dispozitat e ligjit mbi azilin.

As kriterët shëndetësor nuk merren parasysh. Mbrojtja mjekësore nuk hynë aspak në rregullat mbi azilin. Hasim ndonjë rast të rrallë ndonjehërë kur ndonjë autoritet kompetent akordon njëfarë mbrojtje të përkohshme për ndonjë rast të jashtëzakonshëm, për ndonjë person që vuan për shembull nga ndonjë sëmundje e rëndë. Mirëpo, nëse në praktikën zvicrane e gjejmë një mbrojtje të tillë, kjo ndodhë në emër të një « gjesti humanitar » të ndonjë institucioni shtetëror, e nuk ka ndonjë ndërlidhje direkte me parimet e azilit.

Në përgjithësi, është edhe nocioni i « shtetit të sigurt » ai i cili mbanë peshën e tij në kuadër të vlerësimit të kriterëve për trajtimin e kërkesave të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të ndryshme. Të gjitha vendet tona hyjnë në listën e « shteteve të sigurta ». Pikërisht edhe sipas rregullës së tillë, Zvicra nuk i konsideron aspak si kandidatë potencial për azil njerëzit që vijnë nga trojet tona. Edhe shumë shtete të tjera evropiane aplikojnë gati se po të njejtat rregulla të pranimit.  Janë një sërë marrëveshjes ndërshtetërore në nivelin evropian që kanë mundësuar unifikimin e disa rregullave në fushën e azilit. Nuk është rastësi kur thuhet se refuzimi i azilit në një shtet e mbanë vlerën e refuzimit edhe në shtetet tjera.

Megjithë këtë që cekëm më lart, përkujtojmë se nuk është e vërtetë thënia se askushi nga vendet tona nuk ka të drejtë të bëjë një kërkesë azili në Zvicër. Sqarimi është i thjeshtë ; ligji mbi azilin nuk i’a ndalon askujtë të bëjë një kërkesë nëse kandidati mendon apo vlerëson se i plotëson disa nga kushtet që kërkohen sipas ligjit. Mirëpo, parashtrohet pastaj pyetja tjetër e cila është më e rëndësishme ; vallë, çfarë vlere ka një kërkesë të cilën e pretë dështimi dhe refuzimi i sigurt. Edhe procedurat që aplikohen mundësojnë që për kërkesat e njerëzve tanë të bihen vendime shumë të shpejta, kuptuar edhe vetëm mbrenda disa ditëve. Kjo për dikendin do të nënkuptonte vetëm një malltretim koti, një humbje kohe dhe shpenzime të panevojshme.

T’a përmbledhim këtë me një fjalë ; nuk pranohet azili për njerëzit tanë në Zvicër ! Përgjigje kjo ndoshta e vlefshme sidomos për personat që janë gabimisht të informuar !

Autori është përgjegjës i një zyre juridike në Neuchâtel (Zvicër)

 18.03.2017, 19:09  | B.M. | 2,215 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Kaq e kishin kartelat elektronike, kthehen përsëri në përdorim kartonat e kaltërt?
« Sinani pyet tetovarët » A e shihni të arsyeshme që të garoj për kryetar komune në zgjedhjet lokale ?
Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Zvërlevskin deri në zgjedhjet lokale?
Këshilli Gjykues me dyer të mbyllura debaton për shkarkimin e pesë gjykatësve të Gj.Administrative
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.