Kadriu: Ligji i ri nuk e barazon "shqipen" me gjuhën maqedonase
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedon..
« Analistët » Depolitizim i administratës, proces i gjatë dhe i vështirë
Rrezikohen nga zjarri librat në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
lihbr.jpg

Situata u morr menjëherë në kontroll nga Shërbimi Zjarrfikës, i cili jo vetëm u paraqit me shpejtësi në vendngjarje, por punoi me përkushtim dhe profesionalizëm për vënien nën kontroll sa më të shpejtë të situatës, thuhet në një komunikatë për shtyp të Bibliotekës.

Sot rreth orës 10 e 40, në njërën prej hapësirave të fondeve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, nëpërmjet sistemit elektronik të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri u sinjalizua me sirena të brendshme e të jashtme ekzistenca e një vatre zjarri. Menjëherë u ndërmor zbatimi i protokollit zyrtar për të tilla raste, në bashkëpunim me Shërbimin e Zjarrfikëseve, Policinë e shteti, emergjencave civile dhe shëndetësore.

Ky protokoll, nga ana e BKSH-së, parashikon evakuimin e menjëhershëm nga mjediset e bibliotekës. Mbas këtij evakuimi, vetëm një prej punonjësve shfaqi shqetësime të lehta me frymëmarrjen dhe mori shërbimin e menjëhershëm shëndetësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Situata u morr menjëherë në kontroll nga Shërbimi Zjarrfikës, i cili jo vetëm u paraqit me shpejtësi në vendngjarje, por punoi me përkushtim dhe profesionalizëm për vënien nën kontroll sa më të shpejtë të situatës, thuhet në një komunikatë për shtyp të Bibliotekës.

"Nga të dhënat paraprake nuk na rezulton të jetë prekur mjedisi ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i BKSH-së dhe as Baza Elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-s. Në kushtet aktuale është ende herët të dalim në përfundime profesionale mbi dëmet e shkaktuara dhe sapo të na krijohet mundësia ne do të komunikojmë sërish së bashku për të shkëmbyer informacione. E rëndësishme është që sistemi ka funksionuar në të gjitha hallkat e veta dhe falë koordinimit të menjëhershëm të të gjitha strukturave dhe institucioneve, si Shërbimi i Zjarrfikëseve, Policia e shtetit, emergjencat civile dhe specialistët e BKSH-së, situata u vu për pak minuta në kontroll" vazhdohet në komunikatë. / KultPlus.com 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.03.2017, 15:59  | L.E. | 214 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Nazirja" është si "zemër", nuk duket sikurse në serialin "Më fal" (Foto)
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedoni
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Maxhoska deri te Arifi: Çfarë keni ju kundër gjuhës maqedonase?
Fjalët e qiririt
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.