ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kronika
Plagoset 28 vjeçari në lagjen Hasanbeg të Shkupit

Me lëndim prej plumbi në mbigjurin e majt, 28 vjeçari nga lagja Çento dje është pranuar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Sipas informatave të para, djaloshin e kanë qëlluar person

pukanjeistraga.jpg

Shkup, 10 mars - Me lëndim prej plumbi në mbigjurin e majt, 28 vjeçari nga lagja Çento dje është pranuar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Sipas informatave të para, djaloshin e kanë qëlluar persona ende të panjohur nga vetura, transmeton Zhurnal.

Incidenti ka ndodhur herët në mëngjes, rreth orës 4:35 kur në vendbanimin e djaloshit ka arritur një veturë me persona të panjohur. Është shkaktuar përleshje verbale e cila ka përfunduar me gjuajtje me armë. 28 vjeçari G.B. është qëlluar në mbigjurin e majtë, ku më pas sulmuesit kanë ikur.

Nga policia e vërtetojnë ngjarjen, por ende nuk zbulojnë detaje. Nuk dihen arsyet për plagosjen si dhe për përleshjen e cila ka përfunduar kështu.

28 vjeçari G.B. sipas informatave nga spitali ka lëndime të rënda dhe gjendja e tij është e paqartë.

“I lënduari është në gjendje të rrezikshme jetësore. Nuk kemi më tepër informata”, thonë nga spitali.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.03.2017, 11:02  | Z.H. | 39,712 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | Z.H. | 356 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.