« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Kush këndoi si bylbyl te "Dnevniku" sipas artikullit të botuar?!
mexhiti1.jpg

Shkup, 2 shkurt - Gazeta maqedonase “Dnevnik” në një artikull të publikuar ka sulmuar ashpër 3 nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi se kinse këta të fundit kanë qenë shkaktarët kryesorë që ka dështuar marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, transmeton Zhurnal.

Sipas burimeve të Dnevnik tre nënkryetarët e BDI-së kanë qenë tejet të shqetsuar dhe të frikosur se nëse hyjnë në koalicion me VMRO-DPMNE-në do të pësojnë debakël në zgjedhjet e lokale që pritet të mbahen këtë vit.  Por ajo që bie në sy është se gazeta Dnevnik thirret në burime të sigurta brendapartiake  duke i shpalosë të gjitha bisedat gjatë mbledhjes së mbajtur në Reçicë të Vogël, natën kur duheshte të vendoste se a do bëjnë koalicion me VMRO-në apo jo. Por kush është ai person që i ka shpalosur “friksimet” e tre nënkryetarëve të BDI-së që kanë qenë rreptësisht kundër këti koalicionimi. 

Siç duket ky person brenda BDI-së që ka “kënduar” për gazetën Dnevnik ka dashur me mish e me shpirtë që të arrihet marrëveshja për koalicionim me VMRO-DPMNE-në edhe për kundër faktit që disa funksionarë të lartë të kësaj partie kanë qenë kundër të njejtës gjë, por ky ka dashur që vet t’i merr frenat në dorë dhe që të realizohet ky koalicion, por fatmirsisht në atë mbledhje ka mbizotëruar demokracia ku secili mendim është i mirëpritur për kryetarin Ahmeti, dhe jo vetëm mendim apo vendim të një individi, sikur personi që ka “kënduar” për gazetën “Dnevnik”.

Siç mëson “Dnevnik”, në deklaratën e Talat Xhaferit se pengesa kryesore në negociata ka ndodhur kur në tavolinë është vendosur çështja Prokurorisë Speciale Publike, në realitet është e pavertëte, sepse PSP ishte cekur vetëm disa sekonda, në fillim të bisedimeve, por diskutimi nuk ka mbaruar. Bisedimet e fundit gjatë fundjavës, të shtuën, 80 % e anëtarëve të BDI-së e kanë përkarahur Ahmetin për të formuar qeveri me Gruevskin. Por sipas personit që ka “kënduar” për “Dnevnik”, të dielën pas orë 17:00 është bërë ndryshim nën ndikim të Tetua Arifit, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, në të cilën shumica e antarëve e kanë përkarhur këtë ndryshim, dhe Ahmeti në fund është tërhequr. “Sipas burimeve tona, në mesin e argumenteve Arifi theksoi se edhe motra e saj punon në foncacionionin e Xhorxh Soros-it, në të cilën më parë ishtë anëtare e Bordit, dhe është kërcënuar se nësë realizohet qeveri e përbashkët me VMRO-DPMNE, ajo do të largohet nga partia. Argumneti i dytë i saj, por edhe i Nevzat Bejtës, ka qenë se pas asaj që pësuan në zgjedhjet më 11 dhjetor, vetëm partneriteti më LSDM-në mund t’i shpëtojë ata nga debakli në zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka shkruar mes tjerash “Dnevnik” duke u bazuar te burimi i tyre .

Nga kjo vlenë të theksohet se ky person që ka kënduar për “Dnevnik”, shumë analistë politik dhe figura publike e kanë dyshuar se pikërisht ky person ka lobuar dhe dërguar Gruevskin në Kosovë që të bënë intervistën për gazetën Express, me të vetmin qëllim që ta amortizonte mllefin e shqiptarëve ndaj Gruevskit në rastë se kishte ndodhur një koalicionim i mundshëm me të, por ja që demokracia mbisundoi në BDI dhe nuk ndodhi e njejta, dhe personit në fjalë nuk iu realizua “ëndrra” që BDI të koalicionon me VMRO-DPMNE-në. 

Edhe  analisti  Alajdin Demiri në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal javë më parë ka deklaruar se intervista e fundit e ish kryeministrit Gruevski për mediumin kosovarë “GazetaExpress” është për ta ulur mllefin e shqiptarëve për një koalicionim të mundshëm mes VMRO-së dhe BDI-së.

Ai thotë se kjo intervistë për këtë medium kosovarë është bërë me ndërmjetësim nga Maqedonia sepse Gruevski ka anashkaluan mediat shqiptare në Maqedoni dhe këtë intervistë ka bërë për një medium shqiptar në Kosovë me të vetmin qëllim për ta amortuzuar mllefin dhe paknaqësitë e shqiptarëve ndaj tij.

Demiri madje tha se Gruevski nuk njeh askend në Kosovë dhe ky ndërmjetësim është bërë në mënyrë direkte nga ndonjë funksionarë nga BDI që ai të realizon këtë intervistë në Kosovë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 02.02.2017, 11:32  | Xh.I. | 23,134 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Gjykimi i katër intelektualëve tetovarë më 1968
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
Premierë - Potpuri e Shqipërisë së mesme nga Vani & Shkëlzen Jetishi (Video)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.