Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Anketa e treta brenda pak ditësh konfirmon orientimin pro-rus të maqedonasve
mkd-308112.jpg

Shkup, 17 shkurt - 77% e qytetarëve të Maqedonisë dëshirojnë që vendi të hyjë në Bashkimin Evropian. Kjo u dëshmua në analizën e Institutit për demokraci “Societas Civilis”. Megjithatë, ajo që mund të vërehet në këtë analizë të realizuar në periudhën nga vitit 2014 deri në vitin 2016, wshtw se kjo mbështetje ka tendencë rënieje. Sipas profesorit Ivan Damjanovski, i cili e ka bërë përgatitjen e kësaj analize, arsyeja kryesore për rënien e mbështetjes është kontesti për emrin me palën greke.

Pikërisht bllokada që del nga kontesti me emrin, e cila njëherazi është bllokadë ndaj gjithë procesit integrues, është arsyeja kryesore për rënien e mbështetjes. Prandaj them se ka një korrelacion të qartë ndërmjet kredibilitetit të procesit integrues të Maqedonisë dhe mbështetjes për anëtarësim”, u shpreh Ivan Damjanovski, Instituti për Demokraci.

Në pyetjen se kush do të ishte partneri më i mirë i Maqedonisë, rezultatet dallojnë në varësi të përkatësisë etnike. Kështu, 32,2% e shqiptarëve konsiderojnë se partneri më i mirë është Bashkimi Evropian, ndërsa 28.3% konsiderojnë se partner më i mirë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër, 29.9 % e maqedonasve konsiderojnë se Rusia është partneri më i mirë i Maqedonisë. Megjithatë, e përbashkët për të dy grupet etnike është mbështetja e lartë për anëtarësim në BE.

“Rreth 26% e qytetarëve konsiderojnë se Bashkimi Evropian do të ishte aleati më i mirë i Republikës së Maqedonisë, por është interesant fakti se në vendin e dytë gjendet Rusia me 25%, ndërsa 17.5% e të anketuarve konsiderojnë se aleati më i mirë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Zoran Neçev, Instituti për Demokraci.

Ndryshe, kjo anketë është realizuar në 1100 qytetarë në nëntor të vitit 2016. Tendencat për rënie të mbështetjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian kanë të bëjnë me hulumtimin e bërë në vitin 2014.

Pak ditë më parë, një anketë e ralizuar nga TV Telma dhe një tjetër nga Instituti "Konrad Adenauer" dhanë rezultate të ngjajshme sa i takon pyeetjes se cili ishte shteti më mik i Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.02.2017, 19:21  | F.D. | 165 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Lajmi i fundit » Dorëhiqet sekretarja shtetërore në MPB, Sanja Dimitrievska!?
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.