Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
“Shvercerat” thonë se harta etnike shqiptare nuk është akt i tyre
« « Radhitja në listën e “Hetrixh” » » Miller: Luftoni korrupsionin dhe burokracinë
3_1751.jpg
Shkup, 17 shkurt - Kriza politike në Maqedoni pengon zhvillimin ekonomik në vend, vlerëson drejtor i Qendrës për tregti dhe ekonomi në Fondacionin “Hetrixh”, Teri Miler, nga e cila dje Maqedonia u radhit në pozitën e 31-të sipas lirisë ekonomike. Jostabiliteti ekonomik për shkak të krizës politike ka pamundësuar rritje më dinamike ekonomike, theksoi autori i indeksit. Sipas tij, gjithsesi, vendi ka shumë punë për të bërë në përballjen me korrupsionin dhe burokracinë.

 

“Është vështirë kur keni sfida politike nëpër të cilat po kaloni,  gjithashtu keni edhe krizën e refugjatëve në kufi. Kjo është përiudhë e rëndë, në veçanti për përparimin në lirinë ekonomike. Që Maqedonia të përmirësojë rejtingun e saj, duhet të vazhdoni  reformat strukturore, të ballafaqoheni me korrupsionin dhe burokracinë, si dhe të formohet  qeveria  që vendi të mundet përsëri të fokusohet në ekonomi. Kam shumë shpresë se në të ardhmen, sapo të zgjidhet kriza politike, për çka nuk dyshoj, do të mund të shkoni përpara dhe të vazhdoni të përparoni”,- deklaroi autori i indeksit të Fondacionit “Hetrixh”, Terry Miller.

 

 

Në përgjithësi është vërejtur një rritje e vogël e lirisë ekonomike. Në Europë më shumë ka përparim në vendet skandinave. Vendet ballkanike janë pjesërisht të lira ekonomikisht, ndërsa ShBA-të kanë shënuar rënie në lirinë ekonomike me plasimin në vendin e 17-të në botë.Sipas indeksit për liri ekonomike të Fondacionit “Heritixh”, në vitin 2017 është vërejtur rejting i përmirësuar në qindra shtete të botës.
 17.02.2017, 18:00  | T.E. | 130 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
Vëllau therr vëllaun në Vizbeg të Shkupit
Padi penale për 7 persona në lidhje me vrasjen në Matkë
« Foto: » Kështu nuk e keni parë asnjëherë më parë rejën e Merita Spahiut
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.