Shkup, 17 shkurt - Analizator të ri imunologjik mori Spitali për fëmijë Kozle. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot e vizitoi Spitalin për fëmijë Kozle, me ç`rast deklaroi se me furnizimin e aparatit të ri koha e pritjes për marrjen e rezultateve prej shtatë deri në dhjetë ditë do të zvogëlohet në një orë.
"Aparatin nuk e ka pasur spitali deri më tani, kampionët e gjakut të pacientëve janë dërguar në transfuziologji dhe për rezultatet pritej një javë e më shumë. Me furnizimin e këtij aparati vlera e së cilit është 2,5 milionë denarë do të mundësohet që këto analiza të bëhen në Spitalin për fëmijë Kozle dhe rezultatet do të merren për më pak se një orë", tha Todorov.
Sipas tij, kjo është veçanërisht pozitive edhe për punën e personelit shëndetësor, por edhe për pacientët në spital dhe ata në ambulancë të cilët do të marrin shërbime shëndetësore në këtë Spital për fëmijë.
Theksoi se spitali funksionon në kushte të shkëlqyera infrastrukturore dhe është një prej spitaleve të para që u akreditua sipas të gjitha standardeve për cilësi. "Dëshmi për atë janë numrat e rritur të pacientëve dhe shërbimeve të cilat janë dhënë këtu. Nëse në vitin 2015 numri i shërbimeve në ambulanca ishte rreth 23.000 në vitin 2016 përfundoi me 40.000 shërbime të ofruara, që është rritje serioze e spitalit", theksoi Todorov.
Për t`u nënvizuar është, theksoi se është duke u rritur numri i pacientëve në spitale. Theksoi se do të ketë rritje serioze prej 65 apo 67 për qind, që, sipas tij, flet për besimin e rritur të pacientëve në këtë spital dhe për kapacitetet e përmirësuara nga aspekti i kuadrit dhe pajisjeve.
Shfaqi shpresë se spitali do të vazhdojë të punojë me tempon e njëjtë dhe se do të zhvillohet vazhdimisht.
© ZHURNAL.mk
Aktuale