Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
« « Ekspertët juridik » » Ivanovi nuk mund ta kushtëzojë mandatarin
mkd-35058.jpg
Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë

Shkup, 17 shkurt - Ekspertët juridik nuk përjashtojnë mundësinë që presidenti Ivanov të bëjë obstruksione ndaj LSDM-së duke mos i dorëzuar liderit të kësaj partie Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë. Sipas juristes Mirjana Malevska, platforma e partive shqiptare mund të detyrojë Ivanovin të ndërmerr ndonjë hap që do të thellojë edhe më tepër krizën.

“Gjithçka është e mundur! Pse e them këtë. Është e mundur sepse presidenti tha se do të mbaj përgjegjësi në formimin e qeverisë për momentet e sigurisë kur ofrohet platforma të sigurinë e shtetit. Ai mund të thotë për shembull se një koalicion i mundshëm mes BDI-së dhe LSDM-së mund ta cenojë sigurinë në vend për shkak të realizimit të kërkesave të BDI-së. Pra kjo nuk është e pamundur – deklaroi juristja Mirjana Malevska.

Malevska madje thotë se për dhënien e mandatit, Ivanov mund të kërkojë programin nga shumica, por jo edhe të kushtëzojë mandatarin.

"Shpresoj që kjo të kalohet sepse situatë në të cilën për një kohë të gjatë nuk do të formohet qeveria ndikon vetëm në rritjen e kaosit në shtet. Do të përsëritëm edhe njëherë se në politike asnjëherë nuk mund të sillni një përfundim, e posaçërisht kur marrim parasysh faktin se në hapat e deritanishëm kryetari ishte i njëanshëm ndaj një partie politike", tha Mirjana Malevska.

Më 29 janar ish mandatari Nikolla Gruevski dështoi të formojnë shumicën parlamentare. Për mandatin e ri, presidenti Ivanov kërkoi 61 firma të deputetëve dhe garanci për ruajtjen e karakterit unitar të vendit dhe reforma sistematike pas krizës. Kushtetuta e Maqedonisë nuk e parashikon në mënyrë qartë se cilit subjekt i takon mandati, pas dështimit të mandatarit të parë. Referuar praktikave të mëhershme, presidenti duhet t’i dorëzojë mandatin partisë së dytë fituese në zgjedhje.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.02.2017, 15:55  | Xh.I. | 194 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Rexhepi pyet Kasamin e Selën: Pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh?
Bexheti: Zgjedhjet nëpër numra, "Erdhi cjapi te kasapi"
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.