Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
« « REL » » Ahmeti ia ktheu "bombën" Zaevit
AB9F3BC5-4450-418B-8D4A-CD697DAC6ABD_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 17 shkurt - Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev vërtetoi se BDI ia kanë dërguar zgjidhjen e propozuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deri tani ligj është sjellë, dhe ndryshuar më 2008 dhe më pas më 2011 nga partnerët e atëhershëm koalicionues VMRO-DPMNE dhe BDI, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Mbrëmë vonë deri te LSDM kanë dërguar dokument me zgjidhje të propozuar për ligjin për përdimin e gjuhëve, vërtetoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. aI shtoi se ai personalisht nuk e ka parë dokumentit se çfarë përmban, por ekipi punues i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska e kanë shqyrtuar materialin.

“Për ne është e pranueshme gjithçka çfarë është në suazat e Kushtetutës dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë ose cila do bashki etnike pakicë. Propozimi të jetë i mbështetur me kushtetutë dhe të shpreh nevojat praktike të qytetarëve. Kështu me suaza të gjëra të vendosura nuk e dime se kur do të vendosim”, tha Zaev.

BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët në një platformë të përbashkët, përsëri kërkuan dhe ndryshim të Kushtetutës ku do të vërtetohet se “gjuha maqedone dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha shqipe me shkrimin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

Por, për ndryshim të Kushtetutës është e nevojshme dy e treta e shumicës, kështu që pritshmëritë janë se do të zgjidhet me ndryshimet ligjore. Momentalisht përmbajtja e dokumenteve që shkëmbejnë BDI dhe LSDM nuk zbulohet, transmeton Zhurnal.

Sipas profesorit univerzitar Mersim Maksuti mund të rritet përdorimi i gjuhës dhe vetëm me ligj. Nuk duhet të përdoren në vendet ku nuk jetojnë shqiptarët, por vetëm atje ku janë mbi 20%, shton ai.

“Duhet të sillen ndryshime që të mund të përdoren gjithkund – në qeveri, në Gjykatën Themelore, gjykatat, administratat, në qeverisjet lokale dhe qëndrore ku kryetarët janë shqiptarë që të mund të komunikojnë”, thotë Maksuti.

Dy herë përdorimi i gjuhëve është regulluar gjatë formimit të koalicioneve mes VMRO-DPMNE dhe BDI.

Së pari në vitin 2008 u soll ligji për përdorim të gjuhëve ku u parashikua që gjuhën që e folin së paku 20% të qytetarëve, përveç se në Kuvend, të përdoret edhe në komunikim të qytetarëve me ministritë, me avokatin e popullit, në procedurat gjyqësore dhe ligjore, gjatë kryerjes së sanskioneve, gjatë procesit zgjedhor dhe referendum, gjatë dhënies së dokumenteve personale, gjatë evidencës amë, kërkesave policore dhe fushave të tjera. Në të parashihet edhe deputeti që flet gjuhë të ndryshme nga ai maqedonas, ndërsa që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Maqedoni, në seancat e Kuvendit dhe në seancat e trupit punues, kur kryeson me seancën e trupit punues në Kuvend të flet edhe në atë gjuhë, si dhe materialet kuvendore ti merrë në gjuhën e tij.

Me ndryshimet në vitin 2011, gjithashtu të sjellura gjatë koalicionimit mes VMRO-DPMNE dhe BDI, ligji i vitit 2008 u zgjerua, kështu që gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Kuvendin e Maqedonisë mund të përdorin edhe personat e caktuar ose të emëruar nga Kuvendi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.02.2017, 15:14  | Z.H. | 184 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Dy termete dridhin Maqedoninë
Big Mama prezanton “burrin” e saj (Foto)
Angjelina kapet nga paparacët në rrugë, ja gjendja e saj (Foto)
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Rushiti për Zhurnal: Osmani, figurë emblematike që i tejkalon përmasat lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.