Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

« « DW » » Kërcënimet për luftë, presion mbi BDI-në që të ndëron mendje

Fuqia e partive shqiptare u dobësua, por zgjedhjet krijuan rast për kthesë ?!
« LSDM befason: » BE synon të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë (?!)
VMRO-DPMNE me dredhi vazhdon sulmet ndaj Zaevit për platformën shqiptare
« « DW » » Kërcënimet për luftë, presion mbi BDI-në që të ndëron mendje
15935522_3031.jpg

Shkup, 16 shkurt - Qëllimi është që me mesazhe kërcënuese të frikësohet Ahmeti dhe të mbajë përgjegjësi për pasojat pas stabilitetit nëse vendimi i tij shkakton “pakënaqësi popullore”, vërtetojnë burime nga partitë më të vogla në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Me mesazhe që i përhapin persona publik – mbështetës të VMRO-së se “do të ketë luftë” dhe “do derdhet gjak” nëse LSDM dhe BDI arrijnë marrëveshje për qeveri, qëllimi është që të bëhet presion mbi Ahmetin që të parandalohet ky vendim për koalicionim me LSDM-në, thonë për DW burime nga partitë në koalicionin e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

“Me kësi lloj deklarata duhet të nxitet anëtarësia dhe të testohet pulsi i qytetarëve, por kjo nuk është efekti kryesor i pritur. Këto janë dedikime të dërgohen mesazhe të fundit deri tek BDI, të cilës i është e qartë se nëse nuk respektojnë vullnetin e shumicës  maqedonase, atëherë “populli do të punoj sipas kokës së tyre”. Në parti është bërë një vlerësim se kjo është argumenti i vetëm i fuqishëm me të cilën munden për një kohë të gjatë “të luajnë” me Ahmetin. Gjegjësisht të frikësojnë atë se do të mbajë përgjegjësi të madhe nëse eventualisht ndodh diçka në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e shtetit, nëse nuk respektohet principi koalicionues “fituesi me fituesin”, sepse kjo mund të shkaktojë pakënaqësi tek populli, të cilën nuk do të mundet askush ta kontrollojë”, tregojnë këto burime.

Faktikisht, ata nuk tregojnë asgjë më tepër për atë se çfarë lideri i VMRO-DPMNE-së personalisht i ka raportuar një pjesë të ambasadorëve në vend. Sipas deklaratës nga VMRO-DPMNE, ky qëndrim ka qenë edhe në takimin e Gruevskit me ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalainen. Në pyetjen nga ambasadorja se nëse LSDM formon qeveri, a do të jetë e pranueshme e njejta nga VMRO-DPMNE, nga partia janë përgjigjur: “Secila parti e cila do të vendos për formim të koalicionit pa partinë e cila ka fituar më së shumti vota dhe mbështetje nga populli në zgjedhjet, duhet të dijë që në të njejtën kohë vendos se do të përballet me probleme në të ardhmen si pasojë e mos respektimit të vullnetit të shumicës së popullit”.

Ky qëndrim i Gruevskit ditëve të fundit po distribuohet nëpërmjet personave mbështetës së partisë, më së shpeshti në rrjetet sociale, që po shkakton tensione dhe percepcion se “vetëm që nuk ka krisur”. E fundit mes tyre “sa kushton një eksploziv plastik në tregun e zi”, e shkruar në FB nga aktori maqedonas, e përforcoi percepcionin se diçka po përgatitet. Por bashkëbiseduesit tanë e vërtetojnë se përveç nxitjes indirekte dhe bashkive më të vogla etnike të kundërshtojnë me platformat e tyre dhe të reagojnë kundrejt asaj shqiptare, dhe një përpjekje për mobilizim të projekteve të ngjashme me atë të dhjetorit para zyrës së KSHZ, me siguri se nuk ka asnjë energji për diçka “më të madhe”.
“Nuk është e njejtë kur partia është në qeveri ose në opozitë. Nëse miren vesh për qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së, shumë vështirë se do t’iu urdhërohet të vijnë në protesta të gjithëve që më herët kanë ardhur, të azhuruar në listë dhe me vërtetim për praninë e tyre. Më tipik është rsati me të punësuarit në administrate. Si do të zgjidhet çështja e mungesës së tyre në vendet e tyre të punës? Nëse me këtë gjë rezikojnë vendin e tyre të punës, cili koalicion nuk do të mundet ti mbrojë si më parë?  Pyesin bashkëbiseduesit. Këto tema janë kalkuluar në koalicion ku është konsideruar se së paku kërcënimi i pakënaqësisë së madhe duhet të ngjasojë si më e bindshme, transmeton Zhurnal.


Këto burime zbulojnë se janë “nën një presioni të fortë nga anëtarësia e tyre që të mos lejojnë dhe marin pjesë në kësi lloj skenare të errëta dhe politika”, dhe nëse të njejtat vazhdojnë, nga ata është kërkuar që “të repozicionohen kur në parlament do të votohet për përbërjen e qeverisë së re”, që edhe ata i vendos para vendimeve të rëndësishme, nëse situate mer një kahje të padëshiruar.
Kërcënimet me luftë vine nga një periudhë kur pritet që BDI të vendos a e pranon plan programin e Zaevit që ia dërgoi Ahmetit. Siç po afrohet dita e vendimit, vlerësohet se ata më tepër po përfocohen. Nga BDI disa here deri tani kanë përsëritur se nuk po nguten me vendimin, sepse patjetër të analizojnë të gjitha përparësitë, por edhe pasojat që do të dilnin nga ajo. Një nga ato është edhe mundësia nga “pakënaqësia qytetare”, por konsiderojnë se kjo do të nxitej nga partia që si duke do të qëndrojë në opozitë, punët do të duhej të shihen edhe nga ana tjetër e medalit: do të vërtetohet se partia që shkakton qetësinë dhe stabilitetin, nuk meriton të udhëheqë me ardhmërinë e vendit. Gjithsesi, pranojnë se edhe kërcënimet me kësi lloj zhvillimi të ngjarjeve, kanë ndikuar për vendimin e gjatë “bellg” për përbërje të qeverisë.

Nga dje kanë filluar konsultimet e para për çështjen se vallë program i LSDM-së është i pranueshëm, dhe vendimin e fundit duhet ta sjellë kryesia qëndrore e BDI-së. Momentalisht të dy partitë po mbajnë veten.
“Pritshmëritë tona janë se përgjigja kthyese do të jenë nënshkrimet për formim të qeverisë” shkurt deklaroi dje zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. I pyetur se a ka afat deri kur duhet të presin për përgjigjen ai tha: “Çdo subjekt politik në Republikën e Maqedonisë duhet të jetë në vetëdije dhe i përgjegjshëm për rëndësinë shtetërore, politike, dhe shoqërore në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë. Në pajtim me këtë duhet të sjellë vendimet e saja dhe të mbajë përgjegjësi personale”.

Edhe pse jozyrtarisht konsiderohet se vendimi do të sillet deri në fund të javës, nuk përjashtohet që procesi të zgjasë më tepër, mes tjerash edhe për amortizimin e politikave të errëta, për të cilat nuk përjashtohet të arrijnë mesazhe të qarta dhe nga përfaqësues ndërkombëtar.

 16.02.2017, 10:45  | Z.H. | 119 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.