Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
« Në prag të ramazanit: » Nuk mungon përballja me varfërinë, shpresohet për solidaritet
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Autoritetet shëndetësore me rekomandime për mbrojtje nga vala e të ftohtit
132356153.jpg
Loading...

Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pas paralajmërimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike për temperatura shumë të ulëta dhe borë gjatë ditëve në vijim, sot mbajti takim me qëllim të ndërmarrjes së masave parandaluese nga fusha e shëndetësisë.

"Kemi paralajmërim nga DPHM se në periudhën në vijim, duke filluar prej të premtes deri të hënën do të ketë temperatura shumë të ulëta në Republikën e Maqedonisë, me reshje të borës. Ato temperatura të ulëta do të lëvizin deri minus 20 gradë Celsius, që, sipas Planit të aksionit për preventivë nga pasojat e dëmshme nga moti i ftohtë të cilin e ka miratuar Minisitria e Shëndetësisë, do të duhej të jemi në fazën e verdhë apo fazën paralajmëruese, ku të gjitha institucionet duhet të ndërmarrin masa të caktuara", deklaroi kryetarja e Komisionit, Jovanka Kostovska.

Ajo theksoi se kanë konkluduar që menjëherë të njoftohen të gjitha entet shëndetësore, posaçërisht spitalet të kenë kuadër të mjjaftueshëm, barëra, materiale sanitare dhe kapacitete vendosëse për numër të rritur të mundshëm me paoja të dëmshme nga moti i ftohtë dhe reshjet e borës. Gjithashtu, theksoi, janë njoftuar ekipet e Ndihmës së shpejtë mjekësore nëpër tërë vendin të ekipohen me më shumë ekipe, automjete, barëra, materiale sanitare, në mënyrë që të mund të intervenojnë menjëherë nëse ka nevojë.

Janë njoftuar, siç tha, edhe qendrat për shëndet publik, si ato në nivel nacional, ashtu edhe ato në nivel lokal të bëjnë shtabe të krizës me njësitë rajonale të QMK-së, me Kryqin e Kuq,l me spitalet, me shtëpitë e shëndetit të ndërmarrin masa në rajonin e vet dhe përmes televizioneve lokale ta njoftojnë popullatën për rekomandimet për efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit.

"Është miratuar konkludimi që shërbimi patronazh në bashkëpunim me shërbimet e punës dhe sociales gjithashtu me Kryqin e Kuq së bashku t'i vizitojnë të gjithë personat e moshuar të vetëm gjatë këtyre dy ditëve, derisa ende nuk kanë kapluar valët e të ftohtit, të shohin nëse kanë nevojë për ushqim, barëra, ngrohje dhe menjëherë t'i furnizojnë, t'u sigurojnë atë që u nevojitet për këto tre-katër ditë, në mënyrë që të mos kenë probleme. Njëherit do të locohen edhe të gjithë personat e pastrehë në vend dhe gjatë këtyre disa ditëve do të stacionohen në strehimore të posaçme për ta me ushqim, veshmbathje etj., të parandalohen pasoja të dëmshme për shëndetin e tyre", tha Kostovska.

Potencoi se pas paralajmërimit për temperatura polare, për sasi të grumbulluara të borës. për shi të ngrirë, do të thotë mundësi edhe nga efekte të dëmshme drejtpërdrejtë për shëndetin, mundësi për thyerje, rrëshqitje dhe rënie, rekomandojnë që qytetarët, nëse nuk kanë nevojë, këtë periudhë të mos dalin nga shtëpitë, të jenë në kushte shtëpiake dhe në të ngrohtë, ndërsa nëse kanë envojë, të dalin dhe këtë ta bëjnë në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 16:00, kur temperaturat janë pak më të larta sepse në mëngjes dhe në mbrëmje temperaturat do të jenë më të ulëta.

"Nëse dalin, të kjo të jetë për një periudhë të shkurtë, prej një deri maksimum një orë e gjysmë, të veshen mirë, të jenë të mbrojtur,, pije të ngrohta dhe mundësisht mbathje që nuk rrëshqasin, në mënyrë që të parandalojnë thyerje. Presim edhe valë të madhe të thyerjeve mu për shkak të kësaj kohe. Rekomandohet që për grupet e rrezikuara, posaçërisht të sëmurët kornik këto ditë ta sigurojnë terapinë, ta kenë në shtëpi në mënyrë që të mos nevojitet të shkojnë te mjeku për të kërkuar terapi, dhe kështu t'i ekspozohen motit të ftohtë. Të sigurojnë terapi dhe rregullisht ta marrin terapinë", theksoi Kostovska.

Nëse për këtë periudhë, cili do nga qytetarët ka nevojë për ndihmë apo, ndërkaq, vëren se ndonjë tjetri i nevojitet ndihmë - fqijit, mikut apo cilit do, sqaroi, atëherë mund të paraqitet në numrat në vijim apo në Ndihmën e shpejtë mjekësore nëse bëhet fjalë për ndihmë mjekësore 194 apo për çfarëdo problemi tjetër në Qendrën për menaxhim me kriza 195 apo në numrin të cilin e ka hapur Kryqi i Kuq i RM-së - 3139 578.

Theksoi se tashmë është rekomanduar nga Komiteti drejtues për kriza pranë Qeverisë që të evitohen edhe udhëtimet nëpër shtet nëse është e mundur sepse priten sasi të borës të grumbulluara nëpër rrugë dhe ngrica.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se si për valë të të nxehtit, ashtu edhe për valë të të ftohtit, në Planin e aksionit ai rekomandim për gra shtatzëna dhe të sëmurë kronik mbi moshën 60 vjeç është tashmë në fazën e portokalltë, e ato janë temperatura diku mbi minus 20 gradë Celsius. Do të thotë, nëse kemi minus 21, minus 22 gradë, në rajone të caktuara, atëherë rekomandohen ato masa.

"Për punëtorët të[ cilët punojnë në ambiente të hapura, gjithashtu në këtë fazë nuk është e ndaluar puna në të hapur, megjithatë punëdhënësit të kenë kujdes që puna të bëhet në periudhat më të ngrohta të ditës, të mos jetë aq herët në mëngjes dhe aq vonë në mbrëmje. Punëtorët të jenë të veshur mirë dhe të bëjnë pauza të shpeshta. në çdo dy orë punë pauzë në hapësirë të ngrohtë me pije të ngrohta, pushim së paku gjysmë ore në mënyrë që të ngrohet organizmi, dhe përsëri dy orë punë. Do të thotë për ta duhet pasur kujdes të mos jenë vazhdimisht të ekspozuar në ambiente të hapura", shtoi Kostovska.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.01.2017, 16:53  | T.E. | 1,528 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.