Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Gripi sezonal, qytetarët: ndikon ndotja e ajrit dhe temperaturat
vidovi-sinuziti-i-nivno-lekuvanje_image-424x282.jpg
Qytetarët  presin që të bjerë borë për të ndalur sadopak përhapjen e virusit. Ky virus sulmon sidomos të moshuarit dhe pleqtë, por nuk ka kursyer as moshat e tjera.
 
“Mjegulla, kjo është vetëm sëmundje, grip ka, por edhe përpara kemi pasur gripe. Unë vetë jam tanimë një javë i sëmurë. Kështu grip nuk kisha parë deri më sot. Por, shikoni sa vetura ka, tymin që e thithim ne. Unë jam 60 vjeçar, por këtë herë shumë na ka munduar, jemi bllokuar prej gripit”,- theksoi një qytetar.
 
“Sot ka ra pak borë dhe ajri është pastruar menjëherë pak dhe kjo ndikon edhe për gripet, më mirë”,- u shpreh një qytetar. 
 
“Ndryshimi i motit, por edhe ndotja e ajrit kanë bërë që të përhapet gripi më shumë në Maqedoni. Njerëzit më së shumti janë të sëmurë prej frymëmarrjes. Shteti nuk ka kujdes që ta përmirësojë ndotjen e ajrit kurrsesi”,- tha një qytetar.  
 
“Unë i mora disa  ilaçe. Gripi është përhap shumë, ambulanca është e mbushur me plot njerëz, plot pleq...”,- deklaroi një qytetar. 
 
“Nipat dhe mbesat kanë grip. Fëmijët nuk dinë të ruhen, nënat nëpër puna, dhe ne si pleq sa po mundemi po i ruajmë”,- theksoi një qytetar. 
 
“Grip në të gjitha anët, fëmijët, gruaja, nëna... Gjithë janë me injeksione, ilaçe, me infuzione...”,- u shpreh një qytetar. 
 
Ulja e temperaturave gjatë ditëve në vijim mund të sjellë përhapjen e gripit edhe më shumë.
 
Andaj rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin pa pasur nevojë, ose në qoftë se dalin të vendosin maska mbrojtëse.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.01.2017, 16:10  | T.E. | 1,479 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.