Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
DW: Nuk ka dyshim se Shkupi shpreson për pranim në NATO në Samitin në korrik
99518575.jpg

Shkup, 7 dhjetor -  Samiti i ardhshëm i NATO mbahet në korrik, por lista e mysafirëve që tani është lëndë e vëmendjes për shkak se në ngjarje të tilla të nivelit më të lartë dërgohen ftesa për anëtarësim në Aleancë. Nuk ka dyshim se në Shkup shpresojnë për ftesa, publikoi Deutsche Welle.

Media njofton se ende nuk është e sigurt se nëse Greqia do të pranojë hyrje të fqinjit veriore në NATO nën emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, por pas ndryshimit të pushtetit në Shkup, marrëdhëniet janë të relaksuara.

Daniell Server, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington, deklaroi për DW se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë që të zgjidhet kontesti me emrin në bazë të së ashtuquajturës Marrëveshje e përkohshme nga viti 1995. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonisë duhet t'i lejohet hyrje në Aleancë nën emrin provizor FYROM. Këtë më vonë e konfirmoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. 

"Evropianët dhe amerikanët do të duhej që Greqisë t'i thonë që këtë ta pranojë", thotë Server për DW.

Megjithatë, Xhems Meki shef i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO konsideron se "kjo do të ishte tepër e thjeshtë që të prezantohen mosmarrëveshjet rreth emrit si pengesë e vetme për hyrje në NATO".

"Kemi parë edhe ngecje në çështjet e demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në pikëpamje të veprimit të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit", deklaroi ai për DW.

Ai përkujtoj se kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev është zotuar për reforma në këtë pikëpamje.

"Ne këtë me kujdes do ta ndjekim", deklaroi Meki.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 16:26  | I.XH | 487 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.