Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Mogherini: Vendimi i Trumpit mund të na sjellë në periudha më të errëta
thumbs_b_c_8854c1a8b4d9e7514acb0e3e5b2cc6b3.jpg

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, theksoi se është shqetësues vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si "kryeqytet të Izraelit", duke shtuar se “vendimi i presidentit Trump mund të na sjell në periudha më të errëta”, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në takimin ditor me mediat, të mbajtur në Komisionin Evropian, Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jerusalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.

 

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini.

 

Mogherini theksoi se në takimin e realizuar javën e kaluar, me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështjeje. Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

 

“Vendimi i presidentit Trump mund të na sjellë në periudha më të errëta”, tha Mogherini. Duke u bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, Mogherini tha se Jerusalemi është një çështje që prek tërë bashkësinë ndërkombëtare. Ajo paralajmëroi se çështja e statusit të Jerusalemit do të jetë tema kryesore e bisedës gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, që të hënën do të arrijë për vizitë në Bruksel. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 16:28  | Z.H. | 503 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.