ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Ibraimi: Rikonstruimi i Qeverisë jo për shkaqe kualitative, por politike
« E fundit » Bie "peshku i madh", Gruevski dënohet me 2 vite burg

 

Lajme nga Maqedonia
Xhaferi në Uashington u takua me kryetarin e grupit parlamentar të GERB Cvetanov
133806045_1.jpg

Shkup/Uashington, 7 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në Uashington ka pasur takim me kryetarin e Grupit parlamentar të partisë qeveritare GERB në Kuvendin bullgar dhe zëvendës-kryetar i partisë Cvetan Cvetanov.

Xhaferi dhe Cvetanov kanë biseduar gjatë konsultimeve politike para pjesës zyrtare të Forumit parlamentar të sigurisë, njofton BTA duke iu referuar kumtesës së partisë GERB.

 

Gjatë takimit Cvetanov e ka njoftuar Xhaferin me dimensionin parlamentar të kryesimit vijues evropian të Bullgarisë. Cvetanov e ka theksuar rëndësinë, që vendi i tij ia jep perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç thuhet, Cvetanov e ka informuar edhe për ratifikimin e Marrëveshjes me Maqedoninë nga ana e Parlamentit bullgar.

 

Xhaferi, siç citohet, ka bindur se një procedurë e tillë ka filluar edhe nga ana e Maqedonisë. Në këtë drejtim, ai ka deklaruar se për të dy shtetet pason ardhmëri e ndritshme, ardhmëri e dy shteteve miqësore.

 

"Fëmijët tanë do të jetojnë si miq dhe ne do të krenohemi me këtë", ka deklaruar Xhaferi.

Gjatë bisedës, është biseduar për iniciativa të ndryshme rajonale, duke e potencuar nevojën për zhvillim të projekteve të ndryshme infrastrukturore. Që të dy janë dakorduar se zhvillimi i projekteve të përbashkëta ekonomike dhe kulturore është me interes të ndërsjellë të të gjithë popujve në rajon.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 16:18  | Xh.I. | 410 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<