Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Kryeprokurori i ri, Nishani: Rama, kurth opozitës
bujar-nishani-1_62.jpg

Tiranë, 7 dhjetor - Ish-presidenti, Bujar Nishani e ka cilësuar si një kurth të ngritur për imazh publik, ftesën e kryeministrit Edi Rama për kryeopozitarin Lulzim Basha, në kuadër të debateve lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

STATUSI I NISHANIT

Kurthi i Kryeministrit ndaj opozitës.
Rrugëtimi evropian e Shqipërisë është projekti i shekullit për shqiptarët. Megjithëse një Komb Evropian aq i vjetër sa vetë Evropa, shqiptarët janë luftuar, izoluar, u janë ngritur kurthe, janë përçarë, grabitur territore, lënë në varfëri, atrofizuar në raport me lirinë, civilizimin dhe kulturën perëndimore, historikisht.

Por, ky shekull ka nisur krejt ndryshe nga e shkuara për shqiptarët. Liria ekonomike është një mundësi për ta. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqiptarët lëvizin të lirë pa viza në Evropë. Integrimi Evropian mbetet ëndrra ende e parealizuar e shqiptarëve, por e vetmja alternativë e tyre për të ardhmen.

Politikisht ky mund të jetë vetëm një proçes, një angazhim, një kontribut gjithpërfshirës. Në këtë kontekst çdo iniciativë për angazhim gjithpërfshirës ka sens mëse normal. Por thirrja formale e Kryeministrit të vendit ndaj opozitës për pakt për integrimin dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, më së pari ka nevojë për disa sqarime publike nga Kryeministri i vendit.
Së pari, pse u përjashtua dhe anatemua politikisht opozita nga takimi i fundit i Këshillit të Asociim Stabilizimit në Bruksel?

Së dyti, Kryeministri duhet të sqarojë për opinionin qëndrimin e tij politik më të fundit se Shqipëria mund të orientohet drejt Rusisë dhe Kinës nëse nuk hapen negociatat e BE me vendin. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për opozitën e cila ka lindur në këtë vend dhe ka ekzistuar si orientuese e Shqipërisë drejt perëndimit. Pa e sqaruar këtë pozicionim të ri politik të qeverisë aktuale, opozitës shqiptare do t’i vihet në dyshim përkatësia, gjithashtu.

Proçesi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon veçse zbatimin korrekt të Kushtetutës.
Prokurorit të Përgjithshëm i ka mbaruar mandati. Më datën 8 dhjetor Prokurori aktual i Përgjithshëm nuk mund të hyjë më në zyrën e këtij institucioni. Ky moment kërkon zgjedhjen e një prokurori të ri. Ky proçes duhet të shkoj vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese dhe jo dëshirës politike të Kryeministrit të vendit.

Kushtetuta e Shqipërisë Neni 179/13 citon “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit (94 vota). Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit (84 vota).”

Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë, e zeza mbi të bardhë, që nuk e lëviz as topi, as Kryeministri, as Parlamenti dhe asnjë përfaqësues ndërkombëtar. Eshtë e vërtetë që ka një artific (i njëanëshëm politikisht) në ligjin për prokurorinë. Por ka një hierarki juridike në çdo vend demokratik. Kushtetuta prevalon mbi çdo ligj. Kushtetuta është ligji themeltar që qëndron i pari në hierarkinë e tërësisë së legjislacionit të një shteti ligjor.

Nëse maxhoranca politike do ti qëndrojë nocionit të “prokurorit të përkohshëm”, referenca kushtetuese për këtë moment procedurial kërkon 94 vota në parlament. Nëse do referohet zgjedhja e tij me 84 vota duhet propozimi nga KLP. Parashikim tjetër kushtetues nuk ka. Kryeministri nuk ka asnjë tagër dhe asnjë hapsirë apo mundësi që Ai, të propozojë procedurën. Ndaj oferta e tij ndaj opozitës është thjesht një kurth për betejë të imazhit publik. Nëse opozita do të bjerë apo jo në këtë kurth të ngritur, mbetet për tu parë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 15:07  | Xh.I. | 353 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.