ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Ibraimi: Rikonstruimi i Qeverisë jo për shkaqe kualitative, por politike
« E fundit » Bie "peshku i madh", Gruevski dënohet me 2 vite burg

 

Lajme nga Maqedonia
Buxheti 2018, pushteti hedh poshtë amendamentet e opozitës
buxhet.jpg

Shkup, 7 dhjetor - “Amendamenti nuk pranohet” ishte fraza më e dëgjuar në debatin për propozim- buxhetin për vitin 2018. Për dallim prej dje, sot pushteti nuk dha dritë jeshile për asnjë amendament të Lëvizjes BESA dhe VMRO DPMNE-së. Pjesa dërmuese e amendamenteve të Besës kishin të bëjnë me ndërtimin e çerdheve në komuna ku fare nuk ka kapacitete të këtillë apo ato ekzistuese që janë në gjendje të keqe. Fëmijët në Strugë kujdesen në dy baraka të cilat janë plotësisht të amortizuara, u shpreh deputeti Rexhep Memedi.

Nga Ministria e financave refuzuan të gjitha amendamentet nën arsyetimin se në buxhet tashmë janë paraparë mjete për riadaptimin e hapësirave ekzistuese të çerdheve.

Për shkak se VMRO DPMNE-ja nuk ishte prezent në Kuvend, amendamentet e tyre u hodhën poshtë pa debat. Shumica parlamentare akuzoi se opozita ka dërguar amendamente paushall, si për shembull për shtëpitë e pleqve në më shumë qytete.

"Ç’është kjo? Çfarë tregon? Se 11 vite nuk kanë bërë asgjë dhe tani janë kujtuar që në tërë Maqedoninë nuk ka shtëpi pleqsh. Tani në një buxhet, me një debat amendamentesh duan t’i ndërtojnë të gjitha shtëpitë e pleqve në Republikën e Maqedonisë", tha Goran Mitevski, PLD.

Në debatin e djeshëm të Komisionit për financim dhe buxhet, shumica pranoi katër amendamente të VMRO DPMNE-së dhe dy të Lëvizjes BESA. Numri i përgjithshëm i amendamenteve të dorëzuara është 279.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 15:58  | Xh.I. | 961 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<