Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Nënkryetari i KSHZ-së nuk pendohet për bonuset
kshy.jpg

Shkup, 7 dhjetor - Ende nuk dihet nëse anëtarët e KSHZ-së do t’i kthejnë apo bonusin prej afër 12 rrogash shtesë që i siguruan vetës së tyre larg syve të publikut, për zgjedhjet e anuluara të prillit të 2016, zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dhe zgjedhjet lokale të 15 tetorit.  I ftuar në emisionin “Rruga Drejt…”, nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca vlerëson se puna që e kanë bërë gjatë zgjedhjeve ka qenë e lodhshme, shumat e të hollave që kanë marr si kompensim janë simbolike dhe e gjithë kjo, sipas tij, është ligjore dhe jo e dëmshme.

"Të gjitha vendimet në lidhje me këtë janë në bazë të ligjit dhe ky ligj është ndryshuar me konsensus e të gjitha partive të atëhershme ekzistuese në Parlamentin e Maqedonisë. E tani të thuhet se kjo është jo ligjore, unë nuk pajtohem me këtë!", tha Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së.

Xhabir Deralla nga OJQ Civil, vendimin e anëtarëve të KSHZ-së për bonus, të nënshkruara larg syve të opinionit i vlerëson si shkelje serioze të parimit të transparencës.

"Ne kemi situatë të tillë sa një shpërblim i tillë për veten i harron paraprakisht, me qëllim ose jo, obligimet ligjore për transparencë. Kjo është një shkelje serioze. Nuk është problem ta shfrytëzoni mundësinë që u është dhënë me ligj deri në maksimum, por obligimin i imponuar me ligj është edhe ta publikoni atë menjëherë pasi të vendosni për këtë, t’i ftoni mediat, publikun, OJQ-të, etj", theksoi Xhabir Deralla, OJQ Civil.

“Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore si dhe administrata zgjedhore, kanë të drejtë të kompensimit të përcaktuar me akt të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Është kjo pjesë e Kodit Zgjedhor që u ka lejuar anëtarëve të KSHZ-së që ta shpërblejnë vetën me disa rroga shtesë për punën që e kanë bërë gjatë zgjedhjeve. Ky plotësim i Kodit Zgjedhor është bërë në vitin 2014, ndërsa anëtarët paraprak të KSHZ-së, për televizionin Alsat konfirmojnë se para sjelljes së ligjit, asnjëherë nuk janë gostitur me kësi bonusesh apo kompensimesh. Reagimet në opinion erdhën pasi Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Xhes Bejlli, publikisht akuzoi anëtarët e KSHZ-së për jo-transparencë gjatë sjelljes së vendimit për kompensim të punës së tyre.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 16:26  | Xh.I. | 760 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.