ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Ibraimi: Rikonstruimi i Qeverisë jo për shkaqe kualitative, por politike
« E fundit » Bie "peshku i madh", Gruevski dënohet me 2 vite burg

 

Lajme nga Maqedonia
Ivanov: Sporti, faktor që kontribuon që një shoqëri të rritë breza të shëndetshëm
134008350.jpg

Shkup, 7 dhjetor - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot para pjesëmarrësve në Forumin e 10-të ndërkombëtar "Paqe dhe sport" që po mbahet në Monako, porositi se sporti kontribuon në pajtimin, bashkimin e njerëzve dhe tejkalimin e sfidave të kohës, kumtoi Kabineti i Presidentit.

"Sporti është faktor që kontribuon jo vetëm për pajtim, por për arritje të atyre vlerave, që janë të domosdoshme që një shoqëri të rritë breza të shëndetshëm, sepse të rinjtë janë ata të cilët kanë më tepër nevojë për atë që e ofron sporti - shpirtin garues dhe njerëz të shëndetshëm, në shoqëri të shëndetshme, e cila do të jetë thjeshtë e përkushtuar në paqen dhe prosperitetin", ka thënë Ivanov, i cili për herë të tretë merr pjesë në forumin ndërkombëtar "Paqe dhe sport".

 

Ivanov ka vlerësuar se këto forume ndërkombëtare kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet globale dhe sfidat dhe e ka theksuar nevojën nga e inovacionit dhe krijimtarisë në sport.

 

Иванов во Монако

 

Dhjetëvjetori i forumit ndërkombëtar "Paqe dhe sport" në Monako shënohet në praninë e rreth 500 përfaqësuesve nga shtete nga të gjitha kontinentet, nobelistë, njerëz nga sporti, nga politika, nga biznesi, sektori joqeveritar.

 

Tema e mbajtjes së sivjetshme jubilare të forumit është "Inovacione në sport në funksion të transformimit shoqëror".

Siç njoftojnë nga Kabineti i Presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në forumin ndërkombëtar "Paqe dhe sport" presidenti Ivanov do të realizojë takim bilateral me princin e Monakos, Alberti i Dytë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 15:47  | Xh.I. | 311 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<