Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së e braktisën seancën e Këshillit të Strumicës
maqedonia
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së e braktisën seancën e Këshillit të Strumicës

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së e braktisën seancën e Këshillit të Strumicës

Strumicë, 7 dhjetor - Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sot e braktisën punën e seancës së 4-t të Këshillit të komunës së Strumicës, në shenjë, siç thanë, mbështetje dhe solidariteti me të paraburgosurit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së.

"Në shenjë mbështetjeje, solidariteti të vëllezërve tanë maqedonas dhe motrat dhe nënat dhe baballarët, prindërit, mbrojtës të kushtetutës së Maqedonisë të cilët janë akuzuar padrejtësisht dhe paraburgosur nga ana e pushtetit momental, po e braktisim seancën e sotme të Këshillit", tha koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Donev.

 

Ata nuk saktësuan se nëse do të marrin pjesë në seancat e tjera të Këshillit. Kryetari i Këshillit Marjan Daskallovski tha se politika nuk guxon të jetë pjesë e punës së këtij trupi.

 

"Dua të pyes se nëse hyrja e dhunshme në Kuvend, rrahja e deputetëve dhe gazetarëve të pranishëm është patriotizëm? Se nëse ata duhet të solidarizohen edhe në nder të tyre të mos debatojnë për pikat e tjera të cilët ishin në rend dite dhe janë me interes të qytetarëve. Konsiderova se ky grup i këshilltarëve është më ndryshe dhe se nuk do të zhvillojë politikë por do të punojë në interes të qytetarëve të Komunës së Strumicës. Këshilltarët duhej të qëndrojnë këtu deri në fund, të debatojnë, të votojnë pro ose kundër. Të paraburgosurit nuk janë dënuar, gjykata do të thotë se nëse e kanë mbrojtur ose shkelur Kushtetutën", tha Daskallovski.

Përndryshe, në rend dite të Këshillit ishin 36 pika.

© ZHURNAL 07.12.2017, 15:44 | Xh.I. | 571 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."