Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në punë
pune_3.jpg

Shkup, 7 dhjetor- Ndryshimi i të menduarit gjatë angazhimit të punës së personave me aftësi të kufizuara nga ajo që personi nuk mundet drejt asaj që mund të kontribuojë në punë, është parakushti kryesor për punësimin e tyre më të madh dhe kyçjen në tregun e punës, u theksua në konferencën e sotme përfundimtare për procesin e qasjes drejt të së drejtave të punës së personave me handikap.

"Shpresoj se dhamë drejtim se si të ndryshojë të menduarit gjatë angazhimit në punë të këtyre personave. Zakonisht përzihen aftësia shëndetësore ose gjendja me aftësinë e punës. Shumë shpesh gjatë vlerësimeve se sa ky person mund të kontribuojë në punë mendohet në aspektin se sa personi nuk mund të kontribuojë në vend të asaj se sa ky person mund të kontribuojë", tha kryetari i Polio Plusit, Lëvizja kundër handikapit, Zvonko Shavreski.

Thotë se duhet ndryshim i modernizimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë për punë dhe personat të cilët do të angazhohen në punë të japin kontribut më të madh në vendin e punës.

"Për shembull mund ta theksoj Stiven Hopking. Ai është 100 për qind i pa aftë në aspektin shëndetësor, ndërsa 200 për qind i aftë për punë dhe njëherësh është edhe gjeni", tha Shavreski.

Drejtoresha e Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska theksoi se ky institucion në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale edhe më tej do t'u japë mbështetje personave me aftësi të kufizuara. Së bashku do të punojmë, tha ajo, në krijimin e masave dhe politikave aktive për punësim për zvogëlimin e numrit të papunëve të kësaj kategorie të qytetarëve.

Informoi se për momentin në APRM janë duke u realizuar masa për vetëpunësimin e personave me invaliditet me të cilën ndahen grante me mjete të pakthyeshme për furnizimin e pajisjeve dhe repromaterialeve. Për momentin përmes APRM janë subvencionuar 223 punësime të personave me aftësi të kufizuara.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 15:42  | L.E. | 347 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Emrat » Kush janë 200 intelektualët maqedonas që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.