Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Ministria e Ekonomisë sot do të shpallë draft-tekstin e projektligjit të ri për energjinë
index_1.jpg

Shkup, 7 dhjetor -  Me qëllim të informimit transparent dhe në kohë të publikut, Ministria e Ekonomisë ju informon se draft teksti i Projektligjit për Energji do të publikohet në faqen elektronike të Regjistrit të Vetëm Elektronik të Regulloreve të Republikës së Maqedonisë (ENER) www.ener.gov.mk  dhe në faqen elektronike të Ministrisë së Ekonomisë www.economy.gov.mk

Me qëllim përfshirjes së opinionit të gjerë publik – komunitetit të biznesit, universiteteve dhe institucioneve shkencore, institucioneve shtetërore, organeve të inspektimit, ekspertëve të fushës së energjisë dhe mediave - Ministria e Ekonomisë gjatë javës së ardhshme do të organizojë debate publike me ekspertë të fushës, në të cilat të gjithë palët do të kenë mundësi të japin mendimin dhe kontributin e tyre në krijimin e një teksti final cilësor të projektligjit të ri, para se të paraqitet në Komunitetin e Energjisë dhe para hyrjes në procedurë qeveritare.

Nevoja për miratimin e një ligji të ri energjetik rrjedh nga detyrimi që Republika e Maqedonisë ka nga pakoja e tretë e direktivave/rregulloreve të energjisë të Bashkimit Evropian, si shtet nënshkrues i Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë, i cili ka ndërmarrë detyrime të shumta, ndër të tjera harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së.

Paraprakisht, më 30 nëntor 2017, përmes njoftimit të Regjistrit të Vetëm nacional të Rregulloreve, publiku u informua për procesin e fillimit të përgatitjes dhe për qëllimet e projektligjit.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 14:50  | Xh.I. | 219 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.