Zbulohen 4 shtetase të huaja që kanë punuar si këngëtare dhe valltare në objektin hotelerik në Tetovë 
kronika
Zbulohen 4 shtetase të huaja që kanë punuar si këngëtare dhe valltare në objektin hotelerik në Tetovë 

Zbulohen 4 shtetase të huaja që kanë punuar si këngëtare dhe valltare në objektin hotelerik në Tetovë 

 

Tetovë, 7 dhjetor- Katër shtetase të huaja dhe shtatë femra nga Maqedonia janë kapur mbrëmë gjatë një aksioni policor në dy objekte hotelerike në rrethinën e Tetovës, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë , Marjan Josifovski, transmeton Zhurnal. 

Sipas Josifovskit, bastitja është bërë me qëllim që të zbulohen personat e huaj të cilët keqpërdorin qëndrimin turistik në Maqedoni si dhe persona që kanë qënë në kërkim nga policia. 

Në objektin hotelerik "Baci" në Bogovinë, pronë e N.Sh. (33), policia ka zbuluar tre shqiptare nga Shqipëria dhe një shtetase nga Kosova si dhe katër vajza nga vendi në moshë prej 22 deri 36 vjet, të cilët kanë qenë të angazhuara të punojnë si këngëtare dhe valltare. 

"Pronari i objektit hotelerik "Baci" N.SH. (33) si dhe vajzat janë arrestuar në stacionin policor në Tetovë, pas çka vajzat nga Shqipëria dhe Kosova janë ndalur dhe janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme", ka thënë Josifovski. 

Gjatë kontrollës në objektin hotelerik "Erdo" e cila gjendet në rrugën drejt Bërvenicës, nuk janë gjetur shtetase të huaja, por vetëm tre femra nga Maqedonia. /Zhurnal.mk

© ZHURNAL 07.12.2017, 14:02 | L.E. | 4,354 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."