Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Xiaomi Redmi 5 me çmim prej 120 dollarë
xi.jpg

Në pjesën e pasme është një sensor i shenjave të gishtërinjve dhe një sensor i vetëm kamere ndërsa trupi i telefonit përbëhet nga alumini.

Xiaomi Redmi 5 ka ekran pa skaje dhe fillon nga 120 dollar

Xiaomi publikoi fotot e para të Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus në fillim të javës ndërsa sot në aktivitetin zyrtar publikoi të gjitha detajet e tyre.

Marka Redmi është përpjekja e Xiaomi për të ofruar telefonë solidë me çmime shumë të ulëta. Dy telefonët e rinj vinë për të pasuar Redmi 4 dhe Redmi Note 4 që u bënë telefonët më popullor në Indi këtë vit.

Siç mund ta kuptoni nga fotot, Redmi 5 dhe 5 Plus sjellin frymën e 2017-ës me ekran 18:9 pa skaje. Në pjesën e pasme është një sensor i shenjave të gishtërinjve dhe një sensor i vetëm kamere ndërsa trupi i telefonit përbëhet nga alumini.

Ai do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: blu, pink, artë dhe zezë.

Ja specifikat e harduerit të telefonit:

  • Qualcomm Snapdragon 450 për Redmi 5 dhe Snapdragon 625 për Redmi 5 Plus
  • Ekrani 5.7 inç 18:9 “HD+” LCD për Redmi 5 dhe 5.99 inç 18:9 “Full HD” për Redmi 5 Plus
  • 2 ose 3GB RAM për Redmi 5, 3 ose 4GB RAM për Redmi 5 Plus
  • 3,300 mAh për Redmi 5, 4,000 mAh për Redmi 5 Plus
  • 16 ose 32GB për Redmi 4, 32 ose 64GB për Redmi 5 Plus
  • Një kamër e pa specifikuar me piksela 1,25 mikron
  • Dritë selfie
  • microUSB

Redmi 5 fillon nga 120 dollar për modelin me 2GB RAM dhe 16GB memorie dhe 135 dollar për modelin me 3GB RAM dhe 32GB memorie.

5 Plus fillon nga 150 dollar për modelin 3GB dhe 32GB memorie deri në 180 dollar për modelin 4GB dhe 64GB memorie.

Të dy telefonët janë të shkëlqyer por 5 Plus ofron më shumë leverdi. Snapdragon 625 është një procesor i fuqishëm dhe ekrani Full HD 18:9 është i shkëlqyer.

Telefonët dalin në shitje fillimisht në Kinë më 12 Dhjetor. /PCWorld Albanian

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 12:26  | L.E. | 125 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.