« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
“Shekspirotët”, vepra më e mirë e vitit në letërsinë shqipe
shk.jpg

Ministria e Kulturës së Tiranës mbrëmë ka ndarë  çmimet e mëdha të Letërsisë, për vitin 2016.

“Vepra më e mirë e vitit e Letërsisë Shqipe” dhe “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”, kanë qenë dy çmimet e ndara mbrëmë. “Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe” për vitin 2016, iu dha shkrimtarit Idlir Azizaj për veprën “Shekspirotët” të shkruar në një zhanër që ndërthur imagjinatën groteske me peizazhin dramaturgjik.

Rezultati është një tekst ku thuren me nerv dhe humor të zi në unitet mjedisi i trazuar shqiptar i shekullit XXI me një stil moderniteti.

Në ceremoninë e çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2016, përkthyesja Diana Kastrati u nderua me çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”, me “Kanali Musolini” i autorit Antonio Pennacchi.

Pesë shkrimtarë mes tyre dhe emra të rinj kanë qenë kandidatë për çmimet e mëdha të letërsisë që çdo fundviti akordohet nga Ministria e Kulturës.

Juria ishte e përbërë nga Primo Shllaku, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola. Më herë kjo juri bëri të ditur emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” për vitin 2016.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 11:55  | L.E. | 368 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
Vildane Zeneli shkëmben puthje me një person të afërt me motrat Jenner e Kardashian
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.