Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtjen e kriminalitetit në rrjetet sociale!?
Tahiri: Do ta rrisim sigurinë në burgje
tahiri.jpg

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Burgun e Sigurisë së Lartë, ku ka parë nga afër funksionimin, menaxhimin dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve.

 

Ai është shprehur i kënaqur me punën   në këtë qendër, dhe ka premtuar përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen.

 

“Vërtetë mund të konstatojmë se Burgu i Sigurisë së Lartë në Republikën e Kosovës është shembull shumë i mirë i funksionimit, i respektimit të drejtave të burgosurve, dhe një shembull shumë i mirë i funksionimit të shërbimit korrektues në këtë qendër, të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe gjithë stafit”

 

” I përgëzoj për një përkushtim shumë të madh dhe efikas, pavarësisht problemeve që ballafaqohen në aspektin e kushteve të punës dhe çështjeve të sigurisë, këta arrijnë të bëjnë një punë jashtëzakonshme dhe deri sot Republikës së Kosovës nuk i kanë shkaktuar asnjë problem, asnjë telashe, pavarësisht që ballafaqohen me probleme të rënda” tha ministri Tahiri.

 

Ministri i Drejtësisë ka theksuar se ka mbështetjen e kryeministrit dhe të ministrit të Financave për të rritur sigurinë brenda burgjeve. Në këtë aspekt, puna e parë që do të bëhet është rritja e numrit të gardianëve .

 

“Ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë në buxhet edhe 120 gardianë shtesë që do të jenë. Kërkesa e Shërbimit Korrektues ka qenë diku rreth 80, mirëpo kemi gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Financave që të shtohen edhe për 40, kështu që kam përshtypjen se do të arrijmë të sigurojmë numër të mjaftueshëm të gardianëve në kuadër të Shërbimit Korrektues dhe nuk do të kemi probleme” theksoi ai

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Sokol Zogaj është shprehur i bindur se përkrahja e ministrit do t’iu mundësoj përmbushjen e nevojave që ka ky institucion, transmeton Klan Kosova.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 11:54  | Z.H. | 123 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
Demiri: Në këtë rikonstruim nuk do të ketë as fitues as humbës
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.