Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtjen e kriminalitetit në rrjetet sociale!?
Henije thirrje për intifadë të re për Jerusalemin
thumbs_b_c_92038685805e22ed6553e4be6e653038.jpg

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Henije, ka bërë thirrje që nga e premtja të fillohet intifadë e re palestineze kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Përmes një deklarate për mediumet në zyrën e tij në Gaza, Henije ka kërkuar t'i jepet fund procesit të bisedimeve për paqe, duke kërkuar nga qeveria palestineze të tërhiqet nga Marrëveshja e Oslos. 

 

"Vendimi i SHBA-ve për Jerusalemin nënkupton se tanimë ka filluar një proces i ri politik. Procesi i paqes është varrosur përfundimisht", tha Henije. Ai po ashtu i ftoi liderët e Palestinës dhe ata të vendeve arabe dhe muslimane ta bojkotojnë qeverinë amerikane.

 

"Kërkojmë që nga nesër të fillohet intifadë e re kundër vendimit të SHBA-ve", theksoi shefi i Byrosë Politike të Hamasit, duke shtuar se Jerusalemi, në lindje dhe perëndim, ka identitet arab dhe musliman.

 

"Po ashtu, Palestina është një tërësi e cila nuk pranon dy shtete ose entitete. Ashtu sikurse Palestina është e jona, edhe Jerusalemi është i yni. Ndërkaq, Izraeli okupator nuk mund të ketë legjitimitet në trojet palestineze", shtoi ai.

 

Duke theksuar nevojën për përshpejtimin e hapave për arritjen e unitetit dhe pajtimit palestinez, Henije nënvizoi se tejkalimi i mosmarrëveshjeve mes  palestinezëve tashmë është çështje e pashmangjshme.

 

Po ashtu, Henije e vlerësoi pozitivisht thirrjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për mbledhje të jashtëzakonshme të Organizatës për Bashkëpunim Islam në lidhje me Jerusalemin.

 

Ndryshe, presidenti amerikan Trump të mërkurën deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet.

 

Okupimi gjysmëshekullor i Jerusalemit fitoi përmasa të reja

 

Izraeli, i cili më 5 qershor të vitit 1967 okupo Jerusalemin Lindor, në vitin 1980 në mënyrë të njëanshme e shpalli pjesën lindore dhe perëndimore të qytetit si "kryeqytet i bashkuar".

 

KS-OKB, përmes rezolutës 478 të miratuar në vitin 1980, e shpalli të pavlefshëm aneksimin dhe shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet nga ana e Izraelit.

 

Në kuadër të rezolutës së KS-OKB-së, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-të, pranojnë se Jerusalemi Lindor gjendet nën okupim.

 

Të gjitha shtetet që njohin qeverinë izraelite kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Asnjë shtet nuk e pranon Jerusalemin ose pjesën lindore dhe perëndimore të saj si kryeqytet.

 

Me deklaratën e presidentit Trump, SHBA-të u bënë vendi i parë që e njohën Jerusalemin si "kryeqytet të Izraelit".

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.12.2017, 11:27  | Z.H. | 243 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
Demiri: Në këtë rikonstruim nuk do të ketë as fitues as humbës
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.