Fotografohet Audi TT RS i ri gjatë testimit (Foto)
auto
Fotografohet Audi TT RS i ri gjatë testimit (Foto)

Fotografohet Audi TT RS i ri gjatë testimit (Foto)

Audi TT RS është fotografuar gjatë testimit, por shumë mirë i kamufluar, transmeton koha.net.Audi TT RS i ri do të vijë me një dizajn të përditësuar, ku në grilin përpara ka hequr logon e saj dhe ka vendosur atë në kofano.

TT RS super sportiv ka edhe dritat LED me dizajn të ri.

Detajet e RS të ri nga këto foto nuk mund të vërehen, pasi është shumë mirë i kamufluar në pjesët e ndryshuara.

Motorët që do të ofrohen me TT RS janë ende misteriozë, por pritet të ofrohet edhe ai i tanishmi 2.5 litërsh turbocharged me pesë cilindra i cili prodhon 400 kuaj fuqi.

© ZHURNAL 07.12.2017, 10:04 | L.E. | 608 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."